Filharmonia e Kosovës prezantohet me dy koncerte në Poloni

Filharmonia e Kosovës prezantohet me dy koncerte në Poloni

Filharmonia e Kosovës do të mbajë dy koncerte në qytetin e Krakovës në Poloni, duke sjellë para publikut polak një program muzikor që ndërthur krijimtarinë e kompozitorëve shqiptarë dhe polakë, përcjell albinfo.ch.

Sipas njoftimit të Filharmonisë së Kosovës, koncertet do të mbahen të premten, më 16 tetor, në orën 19:30, dhe të shtunën, më 17 tetor, në orën 18:00, në ambientet e Filharmonisë së Krakovës.

Në të dyja mbrëmjet, orkestrën do ta drejtojë dirigjenti Wojciech Czepiel, ndërsa programi përfshin vepra të kompozitorëve Fahri Beqiri, Mendi Mengjiqi, Karol Szymanowski dhe Krzysztof Penderecki.

Filharmonia e Kosovës e vlerëson këtë prezantim si një mundësi të rëndësishme për shkëmbim artistik dhe bashkëpunim kulturor ndërmjet Kosovës dhe Polonisë.

Përmes këtyre koncerteve, institucioni synon të prezantojë identitetin e tij artistik para publikut ndërkombëtar dhe të kontribuojë në forcimin e lidhjeve kulturore mes dy vendeve./Albinfo.ch

The post Filharmonia e Kosovës prezantohet me dy koncerte në Poloni appeared first on Albinfo.


Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.