Ilir Deda: Jepini kohë Presidentes së re, efektet mund t’i matni pas tre muajsh

Analisti politik, Ilir Deda, tha se presidentes së re, Justina Shiroka-Pula, duhet t’i jepet pak kohë, derisa thekson se institucioni i Presidencës duhet të ketë vazhdimësi.
Deklarata e Dedës vjen pas emërimit të aktivistes së Vetëvendosjes, Berita Abazi, shefe e stafit në Presidencë.
“Jepini pak kohë presidentes së re. Presidenca duhet të ketë kontinuitet, duhet të ketë mirëbesim me qeverinë, duhet të ketë mirëbesim me opozitën. Përbashkimi është punë e rëndë që nuk matet me ditë apo me emërime këtu aty”, ka shkruar Deda.
Ai tha se efektet e presidencës së re mund t’i matni tek pas tre muajsh.
“Kështu që mos u ngutni”.
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



