Filharmonia e Kosovës hap sezonin 2026/2027 me koncert madhështor

Filharmonia e Kosovës po përgatitet për hapjen e sezonit të ri 2026/2027. Provat për koncertet e para po vazhdojnë, ndërsa koncerti i hapjes do të mbahet më 25 shtator në Klan Arena, duke filluar nga ora 19:30, raporton albinfo.ch.
Koncerti pritet të jetë një ngjarje e përmasave të mëdha dhe do të shënojë nisjen zyrtare të sezonit të ri artistik të Filharmonisë së Kosovës.
Për të rezervuar vendet, publiku mund të zgjedhë një nga tre blloqet e disponueshme:
Ndërkaq, koncerti i Korit të Filharmonisë së Kosovës do të mbahet më 3 tetor 2026, nga ora 19:30, në Kishën Katolike “Shën Ndou” në Prishtinë.
Filharmonia e Kosovës fton publikun t’i bashkohet këtyre koncerteve që shënojnë fillimin e sezonit të ri 2026/2027. /Albinfo.ch
The post Filharmonia e Kosovës hap sezonin 2026/2027 me koncert madhështor appeared first on Albinfo.
Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



