Filmi danez ku luan aktori shqiptar nominohet për “Oscars 2025”
Në kategorinë “Filmi më i mirë ndërkombëtar”, për Oscars 2025, është nominuar filmi danez “The Girl with the Needle”, një dramë e regjisorit Magnus von Horn. Rolin kryesor në këtë film të veçantë e interpreton aktori shqiptar Besir Zeqiri. I lindur në Kopenhagë, ai përfaqëson një valë të re diversiteti në kinematografinë skandinave. Fillimisht, ai […] The post Filmi danez ku luan aktori shqiptar nominohet për “Oscars 2025” appeared first on Albinfo.

Në kategorinë “Filmi më i mirë ndërkombëtar”, për Oscars 2025, është nominuar filmi danez “The Girl with the Needle”, një dramë e regjisorit Magnus von Horn. Rolin kryesor në këtë film të veçantë e interpreton aktori shqiptar Besir Zeqiri.
I lindur në Kopenhagë, ai përfaqëson një valë të re diversiteti në kinematografinë skandinave. Fillimisht, ai kishte menduar të ndiqte një karrierë në forcat e policisë, por pasioni për artin e skenës e devijoi drejt aktrimit kur iu bashkua një kompanie teatrore në vitin 2009.
Prej atëherë, karriera e tij ka njohur një ngritje të jashtëzakonshme. Roli kryesor në “The Girl with the Needle” (2024) është kulmi i suksesit të tij deri më tani. Ky film, i cili pati premierën në Festivalin e Kanës, ka marrë vlerësime të larta dhe është përzgjedhur si kandidatura zyrtare e Danimarkës për Oscars, transmeton albinfo.ch.
Zeqiri ka shkëlqyer edhe në projekte të tjera, si “Way Home” (2024) dhe “Outlaw” (2021), me të cilin fitoi çmimin prestigjioz Robert, dhënë nga Akademia Daneze e Filmit. Në vitin 2025, ai është përzgjedhur si një nga aktorët më premtues në programin prestigjioz European Film Promotion – Shooting Stars.
The post Filmi danez ku luan aktori shqiptar nominohet për “Oscars 2025” appeared first on Albinfo.