Finalja e Olimpiadës Kosovë – Shqipëri, Manastirliu: Për të lartësuar gjuhën e bukur shqipe

Sot në Tiranë po mbahet finalja e Olimpiadës të Gjuhës Shqipe. 84 nxënës nga Kosova dhe Shqipëria po marrin pjesë në këtë fazë të këtij organizimi të përbashkët të Olimpiadës së parë. Ministrja e Arsimit të shteti shqiptar Ogerta Manastirliu, tha se ngjarja në fjalë po e lartëson gjuhën e bukur shqipe. “Bashkë me Ministren

Finalja e Olimpiadës Kosovë – Shqipëri, Manastirliu: Për të lartësuar gjuhën e bukur shqipe

Sot në Tiranë po mbahet finalja e Olimpiadës të Gjuhës Shqipe.

84 nxënës nga Kosova dhe Shqipëria po marrin pjesë në këtë fazë të këtij organizimi të përbashkët të Olimpiadës së parë.

Ministrja e Arsimit të shteti shqiptar Ogerta Manastirliu, tha se ngjarja në fjalë po e lartëson gjuhën e bukur shqipe.

“Bashkë me Ministren e Arsimit, Teknologjisë dhe Inovacionit të Kosovës, Arbërie Nagavci i uruam suksese 84 finalistëve nga Shqipëria dhe Kosova që u përballën sot në Tiranë, në fazën e 3-të të kësaj Olimpiade, ku morën pjesë 16 mijë nxënës të dy vendeve tona”, tha ajo.

Gjithsejt në këtë organizim, kanë marrë pjesë 16 mijë nxënës nga Kosova dhe Shqipëria.