Fitorja ndaj Shkëndijës mbush me para arkën e Dritës
Kampionia e Kosovës në futboll ka shënuar fitore në ndeshjen vallëzërore ndaj Shkëndijës së Tetovës. Drita triumfoi në derbin shqiptar me rezultat 1:0. Përpos tre pikëve shumë të vlefshme, Drita përfitoi edhe 400 mijë euro nga UEFA. 400 mijë skuadra nga Gjilani kishte marrë edhe ndeshjen e kaluar kur kishte arritur fitoren historike në Evropë […]


Kampionia e Kosovës në futboll ka shënuar fitore në ndeshjen vallëzërore ndaj Shkëndijës së Tetovës.
Drita triumfoi në derbin shqiptar me rezultat 1:0.
Përpos tre pikëve shumë të vlefshme, Drita përfitoi edhe 400 mijë euro nga UEFA.
400 mijë skuadra nga Gjilani kishte marrë edhe ndeshjen e kaluar kur kishte arritur fitoren historike në Evropë ndaj Shelbourne.
Drita kishte fituar edhe 266 mijë euro në dy xhirot e para shkaku që kishte arkëtuar dy pikë (pra në dy barazime).
Kësisoj, Drita po i afrohet gjithnjë e më afër një avancimi së paku në play-off, ku do të merrte edhe plot 300 mijë euro tjera.
Aktualisht, Drita ka dy fitore e dy barazime me tetë pikë të mbledhura.
