Fluks i lartë lëvizjesh dhe radhë të gjata në pikën kufitare të Kapshticës, Tedi Blushi: Institucionet të marrin masa!

Welcome to Kosova Today

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka qenë i pranishëm në pikën kufitare të Kapshticës, ku ka pare fluksin e emigrantëve që kthehen në atdhe. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ai ka denoncuar radhën e gjatë të krijuar në pikën kufitare, teksa shumë qytetarë shqiptarë kthehen drejt atdheut për të festuar Pashkët […]

Fluks i lartë lëvizjesh dhe radhë të gjata në pikën kufitare të Kapshticës, Tedi Blushi: Institucionet të marrin masa!

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka qenë i pranishëm në pikën kufitare të Kapshticës, ku ka pare fluksin e emigrantëve që kthehen në atdhe.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ai ka denoncuar radhën e gjatë të krijuar në pikën kufitare, teksa shumë qytetarë shqiptarë kthehen drejt atdheut për të festuar Pashkët Ortodokse.

Blushi shprehet se në pikën e kalimit kufitar me Greqinë situata është e rëndë, ndërsa u ka bërë thirrje institucioneve përgjegjëse, të marrin të gjitha masat për të garantuar lëvizjen e lirë.

Postimi i plotë i Blushit:

“LIVE nga Kapshtica, në pikën e kalimit kufitar me Greqinë, për të ndjekur nga afër qarkullimin e bashkëkombasve tanë, të cilët po vijnë në Atdhe për të festuar Pashkën e Madhe ortodokse.

Situata është e rëndë dhe raportimet bëjnë me dije se shtimi i fluksit në orët e ardhshme do ta bëjë edhe më të vështirë. Nga pika e kalimit kufitar në Kapshticë ju bëj thirrje institucioneve përgjegjëse, të çohen në këmbë dhe të marrin të gjitha masat për të garantuar lëvizjen e lirë.

Vuajtjet e qytetarëve në rradhët kilometrike dhe vonesat burokratike në kufi, në Shqipërinë e vitit 2024 janë të patolerueshme! Çdo shqiptar meriton të trajtohet me dinjitet, jo si njeri pa me shtet dhe pa Atdhe!

Një urim të përzemërt për të gjithë bashkëkombasit që po vijnë në këto orë nga jashtë për të festuar me familjet e tyre në Shqipëri: Gëzuar Pashkën! Shëndet, lumturi dhe mbarësi në familjet tuaja! Dramës së madhe të shpopullimit do t’i japim fund me 5 prioritetet e Partisë së Lirisë për 4 milion shqiptarë plus”, shkroi ai në Facebook.

Tags Kerko

Kete lajm mund ta gjeni direkt ne linqet me posht:
Sekretari Partis Liris Blushi Kapshtic Pashk Ortodokse Greqin Postimi Blushit Kapshtica Atdhe Madhe Situata Vuajtjet Shqip Facebook

Kerko ne Google fjalet :

Kliko mbi fjalet me posht shfaqet kerkimi:
Sekretari Partis Liris Blushi Kapshtic Pashk Ortodokse Greqin Postimi Blushit Kapshtica Atdhe Madhe Situata Vuajtjet Shqip Facebook

Shiko videon ...

Sisteme Online Programime
Programing Online