Flutura Kusari reagon sërish: Kapja politike u kompletua, KPM tash ka kryetar jolegjitim
Juristja e medias, Flutura Kusari, ka reaguar sërish në lidhje me përpjekjen e partisë në pushtet për të kapur pozitën e kryetarit të Komisionit të Pavrur të Mediave. Në mbledhjen e jashtëzakonshme të KPM-së të thirrur nga Luljeta Aliu, është zgjedhur, Besnik Berisha, kryetar i ri i këtij institucioni, me katër vota “pro” dhe një

Juristja e medias, Flutura Kusari, ka reaguar sërish në lidhje me përpjekjen e partisë në pushtet për të kapur pozitën e kryetarit të Komisionit të Pavrur të Mediave.
Në mbledhjen e jashtëzakonshme të KPM-së të thirrur nga Luljeta Aliu, është zgjedhur, Besnik Berisha, kryetar i ri i këtij institucioni, me katër vota “pro” dhe një votë e pavlefshme.
Lidhur me këtë, Kusari ka thënë se Kapja politike e KPM-së u kompletua dhe sipas saj ky institucion tash ka kryetar jolegjitim.
Reagimi i plotë:
Kapja politike e KPM-së u kompletua
Sic ju paralajmërova:
Rregullorja e re u ndryshua kundërligjshëm Jeton Mehmeti u shkarkua De Facto nga pozita e kryetarit të KPM-së KPM tash ka kryetar jolegjitim.Ky është sulm politik ndaj pavarësisë së Komisionit të Pavarur për Media dhe është bërë për të ushtruar presion në televizione.
Ne punën tonë e kryme, e dokumentuam kapjen politike nga pushteti të KPM-së.
Ju falenderoj për vëmendje.