Foda pasi Kosova kaloi në Ligën B: Ky ishte qëllimi ynë, jam krenar për ekipin
Kosova pas fitores së mbrëmshme ka arritur të kualifikohet në Ligën B të Ligës së Kombeve. Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda përmes një video-je te publikuar në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës se është shumë krenar për ekipin për qëllimin e arritur. “Ky ishte qëllimi ynë. Qëllimi i parë ishte të ngjiteshim […] The post Foda pasi Kosova kaloi në Ligën B: Ky ishte qëllimi ynë, jam krenar për ekipin appeared first on Albinfo.

Kosova pas fitores së mbrëmshme ka arritur të kualifikohet në Ligën B të Ligës së Kombeve.
Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda përmes një video-je te publikuar në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës se është shumë krenar për ekipin për qëllimin e arritur.
“Ky ishte qëllimi ynë. Qëllimi i parë ishte të ngjiteshim në Ligën B, nga Liga B e më tej. Jam shumë, shumë krenar për ekipin. E dinim që kundërshtari ishte një ekip shumë, shumë i mirë. Por unë isha i bindur se ne ishim në gjendje të ngjiteshim në Ligën B.E dominuam ndeshjen. Luajtëm jashtëzakonisht mirë në sulm. Ishim shumë të mirë edhe në lojën pa top dhe shihet qartë që ekipi është zhvilluar shumë mirë gjatë javës dhe muajve të fundit. Tani duhet thjesht të vazhdojmë përpara dhe ta marrim këtë shpirt ekipi edhe në muajin qershor”, ka thënë Foda, transmeton albinfo.ch.
Linku i video-s:
The post Foda pasi Kosova kaloi në Ligën B: Ky ishte qëllimi ynë, jam krenar për ekipin appeared first on Albinfo.