Forumi Ekonomik Botëror i Davosit, cilat janë temat e diskutimit?
Gjatë viteve, programi i Takimit Vjetor është fokusuar në sfidat në ndryshim me të cilat përballet bota. Ndryshimet klimatike janë një temë e vazhdueshme, siç janë përfshirja, diversiteti dhe si të zhvillohet ekonomia për të përmbushur nevojat e të gjithëve. Por axhenda ndryshon çdo vit për të adresuar çështjet më të ngutshme në botë – […] The post Forumi Ekonomik Botëror i Davosit, cilat janë temat e diskutimit? appeared first on Albinfo.

Gjatë viteve, programi i Takimit Vjetor është fokusuar në sfidat në ndryshim me të cilat përballet bota.
Ndryshimet klimatike janë një temë e vazhdueshme, siç janë përfshirja, diversiteti dhe si të zhvillohet ekonomia për të përmbushur nevojat e të gjithëve.
Por axhenda ndryshon çdo vit për të adresuar çështjet më të ngutshme në botë – nga gatishmëria ndaj pandemisë dhe rikualifikimi deri te gjendja e ekonomisë globale dhe tranzicioni i energjisë, megjithatë, agjenda e plotë do të publikohet të mërkurën.
Programi i këtij viti përfshin më shumë se 300 sesione (200 prej të cilave do të transmetohen drejtpërdrejt për një audiencë globale) që synojnë përshpejtimin e progresit dhe adresimin e sfidave globale. Forumi e vazhdon këtë punë gjatë gjithë vitit me një sërë iniciativash përmes qendrave të tij.
Edicioni i sivjetshëm i takimit të WEF Davos do të zhvillohet midis 20 dhe 24 janarit.
Pritet një numër i madh vendimmarrësish nga biznesi dhe politika./20minuten
The post Forumi Ekonomik Botëror i Davosit, cilat janë temat e diskutimit? appeared first on Albinfo.