FOTO/ Bota e nderon në homazh Papa Françeskun

Vende nga e gjithë bota e kanë nderuar Papa Françeskun, i cili vdiq më 21 prill në moshën 88-vjeçare, pas një beteje me pneumoni të dyfishtë. Si papa i 266-të i Kishës Katolike Romane, ai ishte i pari prej kontinentit amerikan, dhe i pari i lindur jashtë Evropës që u ngjit në krye të Selisë [...]Read More...

FOTO/ Bota e nderon në homazh Papa Françeskun

Vende nga e gjithë bota e kanë nderuar Papa Françeskun, i cili vdiq më 21 prill në moshën 88-vjeçare, pas një beteje me pneumoni të dyfishtë.

Si papa i 266-të i Kishës Katolike Romane, ai ishte i pari prej kontinentit amerikan, dhe i pari i lindur jashtë Evropës që u ngjit në krye të Selisë së Shenjtë, në më shumë se një mijëvjeçar.

Periudha e tij në krye të Selisë së Shenjtë kujtohet për fokusin në mëshirë, në drejtësinë sociale dhe kujdesin mjedisor.

1 Në shkallët e Katedrales “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë ndizen qirinj në nderim të Papa Françeskut.

2 Besimtarët dhe pelegrinët ecin në rrugën “Della Conciliazione” derisa arrijnë për t’u mbledhur në Sheshin e Shën Pjetrit pas vdekjes së Papa Françeskut në Vatikan.

3 Të krishterët ndezin qirinj, pas njoftimit nga Vatikani për vdekjen e Papa Françeskut, në Kishën e Varrit të Shenjtë në Qytetin e Vjetër të Jerusalemit.

4 Një grua fshin lotët në Katedralen e Manilës pas një meshe, pas vdekjes së Papa Françeskut, në Manila, Filipine

5 Njerëzit shprehin nderimet e tyre përpara një portreti të Papa Françeskut të vendosur brenda Katedrales Myeongdong në Seul.

6 Një prift katolik drejton meshën në një shërbesë kishtare pas vdekjes së Papa Françeskut në Marondera, në lindje të kryeqytetit Harare, Zimbabve.

7 Murgeshat marrin pjesë në meshën përkujtimore për Papa Françeskun në Katedralen e Bariut të Mirë në Singapor.

8 Njerëzit ndezin qirinj në nderim të Papa Françeskut të ndjerë, para Katedrales “Shën Nënë Tereza”, në Prishtinë.

9 Një grua mban një kryq në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan, pas vdekjes së Papa Françeskut, në Romë, Itali.

10 Leo, 9 vjeç, përpiqet t’i fryjë qirinjtë e vendosur pranë një fotografie të Papa Françeskut, ndërsa njerëzit marrin pjesë në luftjet pas vdekjes së papës, në Sheshin e Shën Pjetrit, në Vatikan.

11 Një person shpreh nderimet e tij për Papa Françeskun e ndjerë në një kishë të Arkidioqezës Katolike të Tajpeit, Tajvan.

12 Një portret i Papa Françeskut është vendosur në Katedralen e Shën Stefanit pas vdekjes së tij, në Vjenë.

13 Murgeshat mbërrijnë për t’u lutur në kujtim të Papa Françeskut të ndjerë në Katedralen e Shën Marisë në Yangon, më 22 prill 2025.

14 Një rruzare mbi trupin e Papa Françeskut në një arkivol të hapur gjatë ritit të shpalljes së vdekjes në rezidencën Santa Marta në Vatikan.

15 Sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Pietro Parolin, majtas, lutet para trupit të Papa Françeskut, i vendosur në arkivol, në Vatikan.