‘‘Frakturë në nofull’’ – Policia arreston dy persona për lëndim të rëndë trupor

Policia e Kosovës, përmes një njoftimi ka bërë të ditur se dy persona në dy raste të ndara janë dërguar në mbajtje, për ‘Lëndim të rëndë trupor’’ Nga njoftimi i policisë shtohet se rastet kanë ndodhur në Leposaviq dhe Zubin Potok. Tutje, bëhet e ditur se të arrestuarit janë një 19 vjeçar dhe një 35

‘‘Frakturë në nofull’’ – Policia arreston dy persona për lëndim të rëndë trupor

Policia e Kosovës, përmes një njoftimi ka bërë të ditur se dy persona në dy raste të ndara janë dërguar në mbajtje, për ‘Lëndim të rëndë trupor’’

Nga njoftimi i policisë shtohet se rastet kanë ndodhur në Leposaviq dhe Zubin Potok.

Tutje, bëhet e ditur se të arrestuarit janë një 19 vjeçar dhe një 35 vjeçar.

Komunikata e Policisë:

Në dy raste të ndara, dy(2) persona dërgohen në mbajtje për 48 orë për veprën penale “Lëndim i Rëndë Trupor”

Mitrovicë Veri , 22 Mars 2025

Me datë 22.03.2025, zyrtarët policorë të Drejtorisë Rajonale Mitrovicë Veri, në dy raste të ndara, kanë arrestuar dy persona të dyshuar për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”

Rasti I: Lëndim i rëndë trupor, Leposaviq

Ky rast është raportuar më datën 21.03.2025, rreth orës 23:40 ku  Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Leposaviq ka njoftuar policinë se një person me lëndime (frakturë në nofull) është pranuar për trajtim mjekësor.

Pas marrjes së trajtimit mjekësore, viktima ka deklaruar se ishte sulmuar me grushte në fytyrë nga një person i dyshuar deri sa ishte duke qëndruar në një lokal nate.

Lidhur me rastin në stacion policor është paraqitur i dyshuari F.M 19 vjeçar i cili është intervistuar.

Rasti II: Lëndim i rëndë trupor, Zubin Potok

Më datën 22.03.2025, rreth orës 00:20 nga Qendra e Mjekësisë Familjare në Zubin Potok është pranuar informacioni se një person me lëndim në kokë ka kërkuar ndihmë mjekësore.

Sipas deklaratës së viktimës, ai ishte sulmuar me një shishe qelqi nga i dyshuari I. A. 35 vjeç, derisa ndodhej në një lokal në Zubin Potok. Pas sulmit, i dyshuari ishte larguar në drejtim të panjohur.

Njësitë policore kanë arritur të ndalojnë dhe të arrestojnë te dyshuarin i cili  po tentonte të kalonte kufirin e Kosovës përmes pikës kufitare në Bërnjak.

I dyshuari i cili ishte nen ndikim te alkoolit ne masën 0.69‰ është ndaluar në stacion policor, me pas është intervistuar.

Lidhur me rastet për të gjitha veprimet është njoftuare Prokurorit të Shtetit i cili me vendim të dy personave i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar për të garantuar sigurinë dhe rendin publik