Franca i dorëzon Ukrainës avionët e parë ”Mirage 2000-5”

Avionët e parë luftarakë, tip “Mirage 2000-5” që Parisi i ka premtuar Kievit i janë dorëzuar Ukrainës për ta ndihmuar atë të mbrojë hapësirën ajrore kundër Rusisë, njoftoi sot ministri francez i Forcave të Armatosura, Sébastien Lecornu. ”Sot, pas disa muajsh kushtuar trajnimit të pilotëve ukrainas në Francë, avionët e parë kanë mbërritur në Ukrainë”, [...]Read More...

Franca i dorëzon Ukrainës avionët e parë ”Mirage 2000-5”

Avionët e parë luftarakë, tip “Mirage 2000-5” që Parisi i ka premtuar Kievit i janë dorëzuar Ukrainës për ta ndihmuar atë të mbrojë hapësirën ajrore kundër Rusisë, njoftoi sot ministri francez i Forcave të Armatosura, Sébastien Lecornu.

”Sot, pas disa muajsh kushtuar trajnimit të pilotëve ukrainas në Francë, avionët e parë kanë mbërritur në Ukrainë”, tha ai në X, pa specifikuar numrin e avionëve në fjalë.

“Me pilotët ukrainas në bord, ata tani do të marrin pjesë në mbrojtjen e qiellit të Ukrainës”, shtoi ai.

Nga 26 ”Mirage 2000-5” në zotërimin e Forcave Ajrore dhe Hapësinore Franceze, gjashtë avionë do të transferohen në Ukrainë, sipas një raporti buxhetor nga Asambleja Kombëtare e publikuar në vjeshtë.

Një shifër që as nuk është mohuar dhe as konfirmuar nga Ministria e Forcave të Armatosura, e cila thotë se po ruan fshehtësinë për arsye sigurie.

Shitja e “Mirage 2000-5”, i specializuar në luftime ajrore, u njoftua në qershor 2024 nga presidenti Emmanuel Macron.