Franca ia dorëzon Ukrainës avionët e premtuar luftarakë “Mirage”
Franca sot ia kanë dorëzuar Ukrainës avionët e parë luftarakë “Mirage” të premtuar nga presidenti, Emmanuel Macron qershorin e kaluar, përcjell albinfo.ch. “I pari prej tyre mbërriti në Ukrainë sot”, ka deklaruar në X Sebastien Lecornu, ministër i Forcave të armatosura. “Me pilotët ukrainas në bord, të trajnuar për disa muaj në Francë, ata tani […] The post Franca ia dorëzon Ukrainës avionët e premtuar luftarakë “Mirage” appeared first on Albinfo.

Franca sot ia kanë dorëzuar Ukrainës avionët e parë luftarakë “Mirage” të premtuar nga presidenti, Emmanuel Macron qershorin e kaluar, përcjell albinfo.ch.
“I pari prej tyre mbërriti në Ukrainë sot”, ka deklaruar në X Sebastien Lecornu, ministër i Forcave të armatosura.
“Me pilotët ukrainas në bord, të trajnuar për disa muaj në Francë, ata tani do të ndihmojnë për të mbrojtur qiejt mbi Ukrainë”, ka shtuar ai. Lecornu nuk ka treguar se sa avionë janë dorëzuar.
Ukraina ka marrë gjithashtu F-16 nga vendet evropiane, megjithëse zyrtarët ukrainas rrallë i kanë përmendur ato në komentet zyrtare rreth luftimeve.
Ndërkohë, forcat ruse kanë bërë të ditur se kanë goditur një fushë ajrore në Rusinë jugore që përdorej për të lëshuar dronët “Shahed” të projektuar nga Irani.
Sulmi i natës në aeroportin “Primorsko-Akhtarsk” në rajonin Krasnodar të Rusisë, ka shkaktuar zjarr, ka shkruar në Facebook, Shtabi i Përgjithshëm.
Nga objekti lëshohen dronët dhe aty mirëmbahen avionët e përdorur për të sulmuar rajonin kufitar Kherson dhe Zaporizhzhia të Ukrainës.
Ndërkaq, forcat ruse kanë gjuajtën 77 dronë “Shahed” dhe lloje të tjera, si dhe dy raketa balistike Iskander-M, në Ukrainë gjatë natës, sipas forcave ajrore të Ukrainës. Në një deklaratë thuhet se 56 dronë janë shkatërruar dhe 18 të tjerë janë bllokuar.
Disa ndërtesa janë dëmtuar, por nuk është raportuar për viktima.
The post Franca ia dorëzon Ukrainës avionët e premtuar luftarakë “Mirage” appeared first on Albinfo.