Franca premton mbështetje ushtarake për Ukrainën

Liderët evropianë mblidhen në Paris për Ukrainën The post Franca premton mbështetje ushtarake për Ukrainën appeared first on Albinfo.

Franca premton mbështetje ushtarake për Ukrainën

Samiti i zhvilluar në Paris mes shteteve anëtare të Bashkimit Evropian dhe po ashtu disa prej vendeve anëtare të NATO-s sapo ka përfunduar, pas më shumë se tre orësh diskutime, raportoi mediumi francez LeMonde.

Në mesin e liderëve që janë larguar nga pallati Elysse janë shefja e Komisionit Evropian, Ursula von Der Leyen, dhe kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz.

Kryeministri britanik, Keir Starmer, dhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, janë parë të largohen së bashku, duke i përshëndetur gazetarët, ndonëse nuk pranuan të prononcoheshin.

Sipas raportimeve, presidenti francez, Emmanuel Macron, dhe kryeministri Starmer pritet të mbajnë një konferencë për shtyp, në mënyrë që të prezantojnë përfundimet e samitit.

Presidenti francez Emmanuel Macron mirëpriti homologun e tij ukrainas Volodymyr Zelenskiy në Paris ku njoftoi edhe paketën më të madhe të ndihmës ushtarake për Ukrainën.

“Ne duhet të vazhdojmë mbështetjen për Ukrainën. Unë mund të njoftoj sot 2 miliardë euro mbështetje shtesë ushtarake nga Franca. Kemi ofruar raketa antitank MILAN, mjete të mbrojtjes ajrore, si raketat MICA që janë të pajisura në avionët Mirage të cilët janë dorëzuar dhe raketa mbrojtëse tokë-ajër Mistral. Gjithashtu kemi avancuar në bashkëpunimin për sa i përket satelitëve dhe inteligjencës”, tha Presidenti i Francës.

Njoftimi erdhi gjatë një konference shtypi në Paris përpara një samiti ndërkombëtar mbi sigurinë afatgjatë të Ukrainës. Sipas liderit francez, forcimi i ushtrisë së Ukrainës është prioriteti kryesor, me vendosjen e mundshme të forcave paqeruajtëse prapa vijave të frontit . Këto forca mund të vendoseshin në “qytete strategjike” ose “baza”. Macron hodhi poshtë idenë e lehtësimit të sanksioneve ndaj Rusisë.

 “Paqja nëpërmjet forcës nuk ka të bëjë me heqjen e sanksioneve. Heqja e tyre varet vetëm nga zgjedhja e Rusisë për të respektuar ligjin ndërkombëtar,” u shpreh  Macron.

Ndërkaq Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskiy për një televizion francez u shpreh se SHBA duhet të ketë fuqi të mjaftueshme për të shtyrë Rusinë për një armëpushim të pakushtëzuar pasi Moska parashtroi kushte për ndalimin e sulmeve në Detin e Zi të ndërmjetësuara nga Uashingtoni.

“Shumica e amerikanëve na kanë mbështetur gjithmonë dhe unë u jam shumë mirënjohës atyre për këtë. Ne kemi pasur mbështetje dypartiake. Megjithatë, sot, shumë shpesh, besoj se shpesh është nën ndikimin e narrativës ruse, të cilën nuk mund ta pranojmë, por do të vazhdojmë të luftojmë kundër kësaj narrative”, tha presidenti ukrainas.

The post Franca premton mbështetje ushtarake për Ukrainën appeared first on Albinfo.