Franca tejkalon Gjermaninë në numrin e aplikimeve për azil në BE

Për herë të parë pas shumë vitesh, Gjermania nuk është më vendi kryesor në Bashkimin Evropian për numrin e aplikimeve për azil. Sipas një raporti të fundit të Komisionit të BE-së, i cili citohet nga gazeta gjermane Welt am Sonntag dhe daton më 2 prill 2025, Franca ka marrë më shumë kërkesa për azil se […] The post Franca tejkalon Gjermaninë në numrin e aplikimeve për azil në BE appeared first on Albinfo.

Franca tejkalon Gjermaninë në numrin e aplikimeve për azil në BE

Për herë të parë pas shumë vitesh, Gjermania nuk është më vendi kryesor në Bashkimin Evropian për numrin e aplikimeve për azil. Sipas një raporti të fundit të Komisionit të BE-së, i cili citohet nga gazeta gjermane Welt am Sonntag dhe daton më 2 prill 2025, Franca ka marrë më shumë kërkesa për azil se çdo vend tjetër anëtar në tremujorin e parë të vitit, shkruan DW.

Raporti, i konsideruar konfidencial, tregon se nga 1 janari deri më 31 mars të këtij viti, Franca ka regjistruar 40.871 kërkesa për azil, duke e lënë pas Spanjën me 39.318 kërkesa, dhe Gjermaninë në vendin e tretë me 37.387 aplikime – që paraqet një rënie prej 41% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, transmeton albinfo.ch.

Në fund të listës gjenden Hungaria me vetëm 22 aplikime dhe Sllovakia me 37. Sa i përket përbërjes kombëtare të azilkërkuesve në Gjermani, sirianët përbëjnë 24% të totalit, të ndjekur nga afganët (16%) dhe turqit (11%).

Raporti vëren se Franca ka marrë gjithashtu numrin më të madh të aplikimeve nga qytetarë ukrainas, duke u kthyer në destinacionin kryesor për këtë kategori azilkërkuesish.

Në tërësi, në hapësirën e BE-së, Zvicrës dhe Norvegjisë, venezuelasit kryesojnë listën e aplikuesve për azil, të ndjekur nga afganët dhe sirianët. Numri i aplikimeve nga qytetarët e Venezuelës është rritur me 44% vetëm në tremujorin e parë të vitit. Po ashtu, është shënuar rritje edhe në kërkesat nga ukrainas, kinezë dhe indianë, ndërsa rënia më e madhe është regjistruar nga sirianët, kolumbianët dhe turqit, shkruan DW.

Këto të dhëna shënojnë një zhvillim të rëndësishëm në hartën e migrimit dhe kërkesave për azil në Evropë, duke reflektuar ndryshime në tendencat globale dhe ndikimin e politikave të brendshme të vendeve pritëse, transmeton albinfo.ch.

The post Franca tejkalon Gjermaninë në numrin e aplikimeve për azil në BE appeared first on Albinfo.