Francë/ Gjykata dënon me burgim të përjetshëm nënën, torturoi deri në vdekje vajzën e saj 13 vjeçe
Gjykata e Apelit në Francë dha vendimin duke e shpallur fajtore nënën e cila sipas akuzave torturoi vajzën e saj 13 vjeçare e cila më pas gjeti vdekjen. Sandrine Pisara, torturoi vajzën e saj 13-vjeçare, Amandine dhe e la të vdiste nga uria. Pas diskutimit për rreth dy orë e gjysmë, tre gjyqtarët dhe gjashtë [...]Read More...

Gjykata e Apelit në Francë dha vendimin duke e shpallur fajtore nënën e cila sipas akuzave torturoi vajzën e saj 13 vjeçare e cila më pas gjeti vdekjen.
Sandrine Pisara, torturoi vajzën e saj 13-vjeçare, Amandine dhe e la të vdiste nga uria. Pas diskutimit për rreth dy orë e gjysmë, tre gjyqtarët dhe gjashtë juristët e dënuan me burgim të përjetshëm.
Ajo do të vuajë të paktën 20 vjet burg, me mundësinë për lirimin me kusht. Ish-partneri i saj, Jean-Michel Cross, mori një dënim prej 20 vjetësh për mohimin e kujdesit mjekësor për Amandine.
Amandine vdiq në gusht 2020 nga arresti kardiak dhe gjithashtu ishte mbajtur e mbyllur dhe pa ushqim për javë të tëra.
Pas shpalljes së dënimit, Pisara kërkoi falje për fëmijët e saj, ndërsa Cross nuk shtoi asgjë.
/ abcnews.al