Francë/ Lëshohet urdhër-arrest kundër Assad për bashkëpunim në krime lufte
Dy gjyqtarë francezë lëshuan të hënën një urdhër arresti për presidentin e rrëzuar sirian Bashar al-Assad për bashkëpunim në krime lufte. Gjyqtarët e bëjnë ish-diktatorin e Sirisë përgjegjës si “komandant suprem të forcave të armatosura” për një bombardim të vitit 2017 në Deraa që vrau një civil. Ky është urdhri i dytë i arrestit për [...]Read More...

Dy gjyqtarë francezë lëshuan të hënën një urdhër arresti për presidentin e rrëzuar sirian Bashar al-Assad për bashkëpunim në krime lufte.
Gjyqtarët e bëjnë ish-diktatorin e Sirisë përgjegjës si “komandant suprem të forcave të armatosura” për një bombardim të vitit 2017 në Deraa që vrau një civil.
Ky është urdhri i dytë i arrestit për Bashar al-Assad, i lëshuar nga gjyqtarët francezë nga divizioni i krimeve kundër njerëzimit të një gjykate në Paris.
Pas 13 vjet lufte civile që la më shumë se 500,000 të vdekur, grupet e armatosura të udhëhequra nga grupi radikal islamik Hayat Tahrir al-Sham (HTS) pushtuan Damaskun më 8 dhjetor dhe rrëzuan Bashar al-Assad, i cili iku në Rusi. Regjimi i Asadit është akuzuar për krime gjatë luftës civile./abcnews.al