Francë: Paraqitje fantastike e Lara Colturin, renditet në 10 më të mirat

Lara Colturi ka bërë një super paraqitje në ndalesën e radhës të Kupës së Botës në Kurshevel të Francës. The post Francë: Paraqitje fantastike e Lara Colturin, renditet në 10 më të mirat appeared first on Albinfo.

Francë: Paraqitje fantastike e Lara Colturin, renditet në 10 më të mirat

Këtë herë skiatorja kuqezi ndaloi kronometrin në një kohë që e renditi në vendin e gjashtë në kategorinë e Sllallomit.

Tashmë strategjia dhe teknika e skiatores sonë është më e njohur me një zbritje normale në tentativën e parë, për të dhënë maksimumin dhe për të rrezikuar gjithçka për gjithçka në tentativën e dytë që është edhe më e rëndësishmja për klasifikimin përfundimtarë.

Edhe në këtë ndalesë në Francë Lara arriti të jetë mes 10 më të mirave me kohën e saj të gjashtë, ndërkohë që të gjithë patën një lloj hezitimi pas vendit të 140-të në tentativën e parë që bëri.

Sa i përket fitueses së kësaj gare, ajo është talenti tjetër i momentit rivalja më e madhe e Larës, kroatja Ljutiç. Ndërkohë, në këtë etapë u rikthye superkampionia amerikane Mikaela Shiffrin pas dëmtimit që e la jashtë për më shumë se 2 muaj.

Lara, bashkë me stafin e saj do të përgatiten tashmë për Kampionatin Botëror të Saalbach, ku shpresojë të kemi medaljet e para për Shqipërinë në një kampionat botëror skish.

The post Francë: Paraqitje fantastike e Lara Colturin, renditet në 10 më të mirat appeared first on Albinfo.