Friburg: Kapet shoferi me 251 km/orë, 131 më shumë se lejohej

Friburg: Kapet shoferi me 251 km/orë, 131 më shumë se lejohej

Të mërkurën, Policia e Kantonit të Fribourgut ndaloi një burrë 23-vjeçar nga SHBA-ja në autostradën A12 pranë Bösingen/FR. Ai u kap duke ngarë me 251 km/orë një makinë me qira, transmeton albinfo.ch. Policia konfiskoi makinën në fjlë ndërsa shoferi i saj u ndalua përkohësisht dhe u padit.

Limiti i shpejtësisë në atë pjesë të rrugës është 120 km/orë. Prandaj, i përmenduri po e kalonte limitin për plot 131 km/orë, shkruan polizeinews.ch.

Policia kantonale më vonë ndaloi automjetin pranë loklitetit Vaulruz. Shoferi, i cili banon në SHBA, u ndalua përkohësisht për t’u marrë në pyetje. Atij iu dha gjithashtu një ndalim drejtimi.

Prokurori publik urdhëroi gjithashtu pagesën e një gjobe ndërsa automjeti u konfiskua. Meqenëse është një makinë me qira, ajo do t’i kthehet kompanisë së qirasë pasi të përfundojnë procedurat. 23-vjeçari do të raportohet në zyrën e prokurorit publik.

The post Friburg: Kapet shoferi me 251 km/orë, 131 më shumë se lejohej appeared first on Albinfo.


Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.