Fronti Evropian në vijën e parë me “Stalinin”!

Welcome to Kosova Today

The post d first on INA ONLINE.Fronti Evropian në vijën e parë me “Stalinin”! appeare shkruan: Agon Ukshini Ashtu siç dihet nga historia, Stalini që nga marrja e pushtetit filloi eliminimin e bashkëveprimtarëve të tij dhe një pjese të dërmuar të popullatës që nuk mendonin si ai. Eliminim politik edhe fizik, që u manifestua me internime në gulagët e Siberisë apo me vrasje. Të ngjashëm e kemi edhe ne liderin […] The post Fronti Evropian në vijën e parë me “Stalinin”! appeared first on INA ONLINE.

Fronti Evropian në vijën e parë me “Stalinin”!

The post d first on INA ONLINE.Fronti Evropian në vijën e parë me “Stalinin”! appeare

shkruan: Agon Ukshini

Ashtu siç dihet nga historia, Stalini që nga marrja e pushtetit filloi eliminimin e bashkëveprimtarëve të tij dhe një pjese të dërmuar të popullatës që nuk mendonin si ai. Eliminim politik edhe fizik, që u manifestua me internime në gulagët e Siberisë apo me vrasje.

Të ngjashëm e kemi edhe ne liderin e Frontit “Evropian” i cili pas marrjes së pushtetit përdori metoda të ngjashme, duke eliminuar nga skena politike bashkëveprimtar e luftëtar të shquar të kombit. E, në anën tjetër, ish-bashkëpunëtorët e sistemit i bëri ministra e kryetar Komunash.

– Menjëherë pas luftës, vriten trimat si Avni Beqiri, Xhavit Morina, Harun Aliu, e shumë e shumë të tjerë, ndërsa “Stalinit” vetëm se i rritej pushteti.

– Familjet e dëshmorëve kanë probleme ekzistenciale, shumica prej tyre emigrojnë, psh fëmijët e Shenasi Ibrahimit dëshmorë i kombit i vrarë në Sllupçan.

– Për gjithë këto vite pushtet majat e suksesit i arriti në krim e korrupsion, degradim dhe dëbim të rinisë shqiptare nga trojet e veta, ashtu siç bënin armiqtë tonë shekullorë.

– Pa fije turpi në Frontin “Evropian” i ka vendosur eksponentët si Musa Xhaferi, Sadulla Duraku Blerim Bexheti etj. Të cilët për 20 vite pushtet u shquan për listat e punësimeve me kushtëzime të llojllojshme, aferat e tyre seksuale e korruptive, si dhe dështim në institucionet ku ata udhëheqësin.

Nuk ka Evropë me Sadulla Durakun, ku për 20 vite me radhë Komunën prej nga vjen e ka pa ujë të pishëm pa kanalizim, me deponi të egra të bërllokut dhe me nivel të lartë të varfërisë.

Nuk ka Evropë me Musa Xhaferin, aferat e të cilit i ka parë e dëgjuar i gjithë populli.

Për mua është e vështirë se me çfarë “kuadro” ka dalur dhe paraqet Evropë, por më vije edhe neveri nga profesorë, mjekët, veteranët, studentët dhe të gjithë intelektualët që janë shtylla e kombit, e që janë denigruar deri në atë nivel sa që t’i duartrokasin krimineleve dhe të paditurve. Ky nuk është Front “Evropian” por ky është front për pushtet e që rezulton në dëbimin e rinisë së cunguar deri më tani. Andaj i lutem popullit që më 8 maj t’i thotë JO “gagës e magës” e t’i thotë PO ndryshimit, se padyshim ndryshimi në Maqedoninë e Veriut Vlen.

The post Fronti Evropian në vijën e parë me “Stalinin”! appeared first on INA ONLINE.

Tags Kerko

Kete lajm mund ta gjeni direkt ne linqet me posht:
ONLINE Fronti Evropian Stalinin Ukshini Ashtu Stalini Eliminim Siberis Frontit Komunash Beqiri Xhavit Morina Harun Stalinit Familjet Shenasi Ibrahimit Sllup Frontin Xhaferi Sadulla Duraku Blerim Bexheti Evrop Durakun Komun Xhaferin Front Andaj Maqedonin Veriut

Kerko ne Google fjalet :

Kliko mbi fjalet me posht shfaqet kerkimi:
ONLINE Fronti Evropian Stalinin Ukshini Ashtu Stalini Eliminim Siberis Frontit Komunash Beqiri Xhavit Morina Harun Stalinit Familjet Shenasi Ibrahimit Sllup Frontin Xhaferi Sadulla Duraku Blerim Bexheti Evrop Durakun Komun Xhaferin Front Andaj Maqedonin Veriut

Shiko videon ...

Sisteme Online Programime
Programing Online