FrontOnline publikon dokumentin e Prokurorisë/ Ja si u zbuluan të dyshuarit për vr’asjen e policit Muhamet Lika (Dokument)

Me 1 prill të këtij viti, qyteti i Kaçanikut ishte tronditur nga një vrasje  e rëndë, e ku cak ishte rreshteri policor i këtij qyteti, Muhamed Lika. Për vrasjen e tij, tashmë janë arrestuar shtatë persona, mesin e tyre edhe i dyshuari kryesor për vrasjen e tij. FrontOnline ka arritur të siguroj dosjen e plotë

FrontOnline publikon dokumentin e Prokurorisë/ Ja si u zbuluan të dyshuarit për vr’asjen e policit Muhamet Lika (Dokument)

Me 1 prill të këtij viti, qyteti i Kaçanikut ishte tronditur nga një vrasje  e rëndë, e ku cak ishte rreshteri policor i këtij qyteti, Muhamed Lika.

Për vrasjen e tij, tashmë janë arrestuar shtatë persona, mesin e tyre edhe i dyshuari kryesor për vrasjen e tij.

FrontOnline ka arritur të siguroj dosjen e plotë të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, mbi ngjarjen tragjike të vrasjes së rreshterit Muhamed Lika, në Kaçanik me 1 prill të këtij viti.

Nga kjo dosje, shihet se Prokurori i Shtetit, ka konsideruar se përmbushet kushti ligjor për ndalimin e tyre, pasi që sipas tij ekziston mundësia e rrezikut të ikjes dhe mos sigurimi i pranisë së të pandehurve.

Tutje Prokurori i Shtetit, ka shprehur dyshimet se të pandehurit do të mund të pengonin rrjedhën e procesurës penale dhe të asgjësojnë apo të fshehin ndonjë nga provat e veprës penale.

Me ç’rast Prokurori i Shtetit, ka vendosur për paraburgimin e të dyshuarve, ngasje sipas tij, pesha e veprës së kryer nga të pandehurit është shumë e rëndë.

Në dosjen e Prokurorisë thuhej se Prokurori i Shtetit, ka pasur edhe alternativa tjera, por për shkak të ngjarjes, ishin të pamjaftueshme për zhvillimin e procedurës penale.

Duke iu referuar kësaj dosje, të pandehurit kanë kryer veprën e rëndë penale, si vrasje rëndë.

Në arsyetimin e Prokurorisë Themelore në Ferizaj, kjo prokurori ka pranuar kallëzimin penale  se të dyshuarit kanë kryer veprën e rëndë të vrasjes së rreshterit Muhamed Lika.

Dyshimi i bazuar se të pandehurit kanë kryer në bashkëkryerje veprën penale ‘’Vrasje e rëndë’’ nga neneni 173 paragrafi 1 nën paragrafi 1.9 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të RK-së.

Sipas dosjes rezulton se nga provat që ka siguruar Prokuroria e Kosovës, vërtetohet se me datë 1 prill 2025 rreth orës 23:00 në Kaçanik, me bashkëveprim me dashje dhe me përgatitje paraprake, të akuzuarit kanë planifikuar për të privuar nga jet, rreshterin e Policisë së Kosovës, Muhamed Lika, i cili sipas dëshimeve që ka mbledhur prokurorisë, atë kohë ishte duke lëvizur drejtë vendbanimit të tij.

Referuar dosjes, rreshteri tashmë i ndjerë, Muhamed Lika, pasi kishte përfunduar orarin e punës,  në ora 22:53, , nga kamerat e sigurisë që ka parë prokuroria, niset drejt banesës së tij, derisa i pandehuri

Sipas dosjes, shkruhet se njëri nga pandehurit pak para se të përfundonte aktin, kishte qëndruar në një lokal, ku më pas ishte nisur drejt Statcionit Policor, me ç’rast takohet me viktimën Muhamed Lika.

Dosja thotë po ashtu se i pandehuri tjetër  Sh.K dhe pasagjeri E.L që ishin bashkë në veturë, e ku më pas pasagjeri E.L zbret nga vetura ‘’Opel Astra’’ i të pandehurit Sh.K dhe hyp në veturën e tij të tipit ‘’Golf 2’’ ku e përcjellin viktimën deri tek hyrja e banesës së tij me ç’rast e vrasin.