Fruthi përhapet në 23 shtete amerikane, vdes një fëmijë

Dy fëmijë kanë vdekur deri tani në Teksa nga fruthi, ku shpërthimi i kësaj sëmundjeje ka çuar në gati 500 numrin e rasteve dhe është përhapur në 22 shtete të tjera të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, thanë zyrtarët amerikanë. Sekretari i Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore, Robert F. Kennedy Jr. – kundërshtar i kamotshëm i [...]Read More...

Fruthi përhapet në 23 shtete amerikane, vdes një fëmijë

Dy fëmijë kanë vdekur deri tani në Teksa nga fruthi, ku shpërthimi i kësaj sëmundjeje ka çuar në gati 500 numrin e rasteve dhe është përhapur në 22 shtete të tjera të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, thanë zyrtarët amerikanë.

Sekretari i Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore, Robert F. Kennedy Jr. – kundërshtar i kamotshëm i vaksinave i cili më parë kishte këmbëngulur se vaksinimi është zgjedhje personale – tha të dielën se vaksinat janë mbrojtja më e mirë kundër fruthit.

“Mënyra më efektive për ta parandaluar përhapjen e fruthit është vaksina [kundër fruthit, shytave dhe rubeolës]”, shkroi Kennedy në rrjetin social X.

Zyrtarët shëndetësorë në Teksas thanë se fëmija i dytë që humbi jetën është një vajzë 8-vjeçare e pavaksinuar, e cila nuk kishte sëmundje të tjera.

Ajo vdiq më 3 prill në spital nga dështimi frymëmarrjes i shkaktuar nga fruthi, thanë zyrtarët.

Një fëmijë tjetër në Teksas vdiq më herët pas përhapjes së fruthit, që nisi në fund të janarit në këtë shtet.

Fruthi ishte shpallur i eliminuar në Shtetet e Bashkuara nga viti 2000, por për raste të kohëpaskohshme me këtë sëmundje janë fajësuar udhëtarët nga vende të tjera.

Kennedy tha se ka 642 raste të konfirmuara me fruth, 499 prej tyre vetëm në Teksas.