Fundi i luftës në Ukrainë/ SHBA dhe Rusia propozojnë plan paqeje me tre faza

Burime të huaja diplomatike pranë bisedimeve mes Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara në Arabinë Saudite, kanë theksuar se SHBA-ja dhe Rusia propozojnë një plan paqeje me tre faza që përfshin një armëpushim, zgjedhje në Ukrainë dhe më pas nënshkrimin e një marrëveshjeje përfundimtare, shkruan Ukrainska Pravda. Megjithatë, ideja e zgjedhjeve u mohua më vonë, duke [...]Read More...

Fundi i luftës në Ukrainë/ SHBA dhe Rusia propozojnë plan paqeje me tre faza

Burime të huaja diplomatike pranë bisedimeve mes Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara në Arabinë Saudite, kanë theksuar se SHBA-ja dhe Rusia propozojnë një plan paqeje me tre faza që përfshin një armëpushim, zgjedhje në Ukrainë dhe më pas nënshkrimin e një marrëveshjeje përfundimtare, shkruan Ukrainska Pravda.

Megjithatë, ideja e zgjedhjeve u mohua më vonë, duke shpjeguar se Rusia po e shtynte këtë pikë, ka njoftuar korrespondentja e Fox News, Jacqui Heinrich.

Disa burime të huaja diplomatike i thanë Fox News se Shtetet e Bashkuara dhe Rusia po konsideronin mbajtjen e zgjedhjeve të reja në Ukrainë, si një kusht kyç për suksesin e procesit të zgjidhjes.

NEWS w/ @NanaSajaia – US/Russia 3 stage peace proposal would force new Ukraine elections: foreign diplomatic sources

The US and Russia are proposing a three-stage peace plan, according to multiple foreign diplomatic sources close to the talks in Saudi Arabia. The plan includes…

— Jacqui Heinrich (@JacquiHeinrich) February 18, 2025

Megjithatë, një burim tjetër amerikan i njohur me bisedimet e zbuti këtë deklaratë, duke shpjeguar se çështja e zgjedhjeve është shtyrë në bisedime dhe mund të jetë pjesë e negociatave të ardhshme, por jo në këtë moment.

Shtëpia e Bardhë ende nuk e ka komentuar këtë deklaratë, por pritet ta bëjë këtë së shpejti.

Putin is now asking for a new election in Ukraine, conducted in a specific manner that he can influence, so that he can install his puppet and accomplish that which he couldn’t militarily. Nice try, Vladimir. Try holding a free and fair election in your own country first…

— Rep. Brian Fitzpatrick (@RepBrianFitz) February 18, 2025