Fundjava e parë pa kufi Kosovë-Shqipëri, qytetarët: Jemi një komb, s’duhet të ketë kurrë kontrolle

Welcome to Kosova Today

Që prej 1 majit, kalimet mes Kosovës dhe Shqipërisë bëhen pa kontrolle kufitare. Në pikëkalimin në Morinë, policia kufitare shqiptare nuk kërkon dokumente identifikimi për qytetarët që duan të hyjnë në territorin e Shqipërisë, raporton TopChannel. Vendimi për kalimin e kufirit në këtë mënyrë u zgjat nga tre në nëntë muaj të vitit për të […]

Fundjava e parë pa kufi Kosovë-Shqipëri, qytetarët: Jemi një komb, s’duhet të ketë kurrë kontrolle

Që prej 1 majit, kalimet mes Kosovës dhe Shqipërisë bëhen pa kontrolle kufitare.

Në pikëkalimin në Morinë, policia kufitare shqiptare nuk kërkon dokumente identifikimi për qytetarët që duan të hyjnë në territorin e Shqipërisë, raporton TopChannel.

Vendimi për kalimin e kufirit në këtë mënyrë u zgjat nga tre në nëntë muaj të vitit për të lehtësuar qarkullimin e qytetarëve të të dyja vendeve.

Një gjë e tillë është mirëpritur nga udhëtarët shqiptarë nga Kosova që vizitojnë Shqipërinë.

“Tani përderisa jemi një komb dhe themi se jemi një komb e jemi shqiptarë, do të duhej që të hiqeshin gjithmonë këto kontrolle se vetëm na i heqë kolonat”.

“Ky është një lehtësim i madh si për Kosovën edhe për Shqipërinë”, u shprehën disa prej tyre.

As për të hyrë në Kosovë, deri më 31 dhjetor, udhëtarët nga Shqipëria nuk do kenë nevojë të paraqesin dokumentin e identifikimit para policisë kufitare të Kosovës.

Zgjatja e periudhës së vendimit për kalimin pa kontrolle është mirëpritur sidomos nga shtetasit e Shqipërisë që udhëtojnë çdo ditë në Kosovë.

Ata shprehen se “duhet të mos ketë kufi fare”.

“Udhëtojmë shpesh dhe nuk do të duhej të kishte fare kontrolle”, tha një prej qytetarëve që po kalonte të shtunën nga Shqipëria në Kosovë.

Sipas Drejtorisë Rajonale të Policisë Kufitare të Kosovës, që menaxhon me pikëkalimet me Shqipërinë, për tre ditët e para të muajit maj, në Kosovë kanë hyrë mbi 47 mijë persona, e nga vendi kanë dalë po ashtu mbi 47 mijë persona. /tch

Tags Kerko

Kete lajm mund ta gjeni direkt ne linqet me posht:
Kosov Shqip Morin TopChannel Vendimi Kosova Zgjatja Sipas Drejtoris Rajonale Policis Kufitare

Kerko ne Google fjalet :

Kliko mbi fjalet me posht shfaqet kerkimi:
Kosov Shqip Morin TopChannel Vendimi Kosova Zgjatja Sipas Drejtoris Rajonale Policis Kufitare

Shiko videon ...

Sisteme Online Programime
Programing Online