Fundosja e cisternave ruse me naftë, mbi 30 delfinë gjenden të ngordhur në Detin e Zi
Të paktën 32 delfinë kanë ngordhur pasi dy cisterna nafte u fundosën tre javë më parë në Detin e Zi. Qendra ruse e Shpëtimit dhe Kërkimit të Delfinëve tha se ngordhja e tyre ka të ngjarë të lidhet me derdhjen e naftës, duke vënë në dukje se shumica e delfinëve ishin nga speciet e rrezikuara [...]Read More...

Të paktën 32 delfinë kanë ngordhur pasi dy cisterna nafte u fundosën tre javë më parë në Detin e Zi.
Qendra ruse e Shpëtimit dhe Kërkimit të Delfinëve tha se ngordhja e tyre ka të ngjarë të lidhet me derdhjen e naftës, duke vënë në dukje se shumica e delfinëve ishin nga speciet e rrezikuara Azov.
Më 15 dhjetor, dy cisterna ruse që transportonin 9200 ton naftë, Volgoneft-212 dhe Volgoneft-239, u fundosën gjatë një stuhie në ngushticën e Kerçit, midis Rusisë dhe gadishullit ukrainas të Krimesë, të aneksuar nga Moska në 2014./abcnews.al