Funerali i Papa Françeskut/ Ish-presidenti amerikan Biden mbërrin në sheshin e Shën Pjetrit

Ish-presidenti amerikan Joe Biden ka mbërritur në sheshin e Shën Pjetrit së bashku me gruan e tij Jill Biden, për funeralin e Papa Françeskut. Biden do të ulet me pjesën tjetër të delegacionit nga Shtetet e Bashkuara, duke përfshirë Presidentin aktual të SHBA Donald Trump dhe Zonjën e Parë Melania Trump, shkruan CNN. Duke qenë [...]Read More...

Funerali i Papa Françeskut/ Ish-presidenti amerikan Biden mbërrin në sheshin e Shën Pjetrit

Ish-presidenti amerikan Joe Biden ka mbërritur në sheshin e Shën Pjetrit së bashku me gruan e tij Jill Biden, për funeralin e Papa Françeskut.

Biden do të ulet me pjesën tjetër të delegacionit nga Shtetet e Bashkuara, duke përfshirë Presidentin aktual të SHBA Donald Trump dhe Zonjën e Parë Melania Trump, shkruan CNN.

Duke qenë se delegacionet do të vendosen sipas rendit alfabetik në frëngjisht, ato në delegacionin e SHBA – të njohur si “États-Unis” – do të vendosen pranë atyre që përfaqësojnë Estoninë dhe Finlandën.

Papa Françesku do të përcillet të shtunën për në banesën e fundit në orën 10 të mëngjesit. Më shumë se 200 mijë njerëz pritet të jenë këtë fundjavë në Funeralin e Papa Franceskut në Vatikan ky mes tyre më shumë se 170 delegacione ndërkombëtare.

Në mesin e liderëve që do të marrin pjesë në Funeralin e Atit të Shenjtë janë Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, Presidenti Amerikan Donald Trump, ai francez Emmanuel Macron si dhe dhjetëra liderë të tjerë nga e gjithë bota./abcnews.al