Funerali i Papa Françeskut: Mbi 400 mijë pjesëmarrës ishin sot në sheshin e Shën Pjetrit
Në një ceremoni solemne sot i është dhënë lamtumira e fundit Papa Françeskut. Ministria e Punëve të Brendshme të Italisë ka njoftuar se numri i pjesëmarrësve në funeralin e 88-vjeçarit, ka kaluar shifrën prej 400,000 personash. “Vlerësimet tona paraprake tregojnë për një pjesëmarrje të jashtëzakonshme. Rreth 400,000 persona ndodheshin në sheshin e Shën Pjetrit dhe […] The post Funerali i Papa Françeskut: Mbi 400 mijë pjesëmarrës ishin sot në sheshin e Shën Pjetrit appeared first on Albinfo.

Në një ceremoni solemne sot i është dhënë lamtumira e fundit Papa Françeskut.
Ministria e Punëve të Brendshme të Italisë ka njoftuar se numri i pjesëmarrësve në funeralin e 88-vjeçarit, ka kaluar shifrën prej 400,000 personash.
“Vlerësimet tona paraprake tregojnë për një pjesëmarrje të jashtëzakonshme. Rreth 400,000 persona ndodheshin në sheshin e Shën Pjetrit dhe përgjatë itinerarit të kortezhit funebër,” deklaroi ministri italian i Brendshëm, Matteo Piantedosi, për TG5, përcjell albinfo.ch.
Arkivoli i Papës u përcoll nga një kortezh solemn deri në bazilikën Santa Maria Maggiore, ku u mbajt ceremonia e varrimit në praninë e liderëve fetarë dhe shtetërorë nga mbarë bota.
Papa Françesku njihej për përulësinë, përkushtimin ndaj të varfërve dhe përpjekjet për reformimin e Kishës Katolike.
The post Funerali i Papa Françeskut: Mbi 400 mijë pjesëmarrës ishin sot në sheshin e Shën Pjetrit appeared first on Albinfo.