Fuqia e një kauze që ndryshon jetë: Trust Circle Foundation
Fuqia e një kauze të drejtë dhe fisnike bashkon mendjet dhe zemrat e njerëzve, duke na frymëzuar të japim më të mirën tonë. Kur besojmë në ndryshimin, kur veprojmë me zemër dhe vizion, mund të krijojmë një ndikim të thellë në shoqëri. Kjo është ajo që e bën Fondacionin “Trust Circle Foundation” një dritë shprese […] The post Fuqia e një kauze që ndryshon jetë: Trust Circle Foundation appeared first on Albinfo.

Fuqia e një kauze të drejtë dhe fisnike bashkon mendjet dhe zemrat e njerëzve, duke na frymëzuar të japim më të mirën tonë. Kur besojmë në ndryshimin, kur veprojmë me zemër dhe vizion, mund të krijojmë një ndikim të thellë në shoqëri. Kjo është ajo që e bën Fondacionin “Trust Circle Foundation” një dritë shprese për ata që kanë më së shumti nevojë.
Ndryshimi fillon me ne: Trust Circle Foundation për një komunitet më të fortë dhe të bashkuar
Një vizion i guximshëm, një rrugë plot sfida, por me një qëllim madhor: krijimi i një të ardhmeje më të mirë për ata që kanë më shumë nevojë. Trust Circle Foundation (Fondacioni i Rrethit te Besimit), themeluar nga Krenar Batusha, nuk është thjesht një iniciativë humanitare, por një lëvizje që synon të sjellë ndryshim të vërtetë në shoqëri. Me fokus tek fëmijët pa kujdes prindëror, personat me aftësi të kufizuara dhe ata që luftojnë varësinë, ky fondacion jep shpresë, mbështetje dhe mundësi për ata që kanë më së shumti nevojë.
Një nismë që bashkon zemrat dhe duart e bashkëqytetarëve
“Kemi diskutuar gjatë dhe kemi ardhur në përfundimin se duhet ta krijojmë Trust Circle Foundation – një fondacion që nuk ofron vetëm ndihmë të menjëhershme, por edhe ndërton një të ardhme të qëndrueshme për fëmijët dhe individët në nevojë,” shpjegon Batusha. Me mbështetjen e plotë fillimisht të kompanisë Pro Real Estate dhe stafit të tij, kjo nismë po mbështetet fillimisht nga kontributet e punëdhënësve dhe punonjësve, duke u kthyer në një model frymëzues të solidaritetit në biznes.
Por kjo është vetëm pikënisje, sepse ky fondacion synon të krijojë një kulturë të ndihmës dhe përkujdesjes në komunitet, si dhe rritjes së përgjegjësisë sociale të koorporatave dhe bizneseve duke frymëzuar edhe biznese të tjera që të ndjekin këtë model. Përveç mbështetjes financiare, Fondacioni po punon për të ndërtuar një sistem të qëndrueshëm të përfshirjes sociale, ku çdo individ që përballet me vështirësi të ketë mundësinë të marrë ndihmën e duhur për një jetë më të mirë.
Një vizion që transformon jetët
Çfarë e bën të veçantë Trust Circle Foundation?
Ndihma për grupet më të cenueshme në komunitet: Puna me fëmijët pa kujdes prindëror nuk është thjesht ndihmë, por investim në të ardhmen e vendit. Mbështetja ndaj tyre nuk kufizohet vetëm në shërbime të përkohshme, por synon të krijojë mundësi të reja për zhvillimin e tyre. Aktualisht, në Kosovë janë rreth 570 fëmijë pa kujdes prindëror.
Investimi në arsimin gjithpërfshirës: Arsimimi dhe edukimi është një nga mënyrat më të forta për t’u dhënë fëmijëve dhe të mundësinë e një të ardhmeje më të ndritur. Për këtë, Trust Circle Foundation është i angazhuar për të mundësuar qasjen e barabartë në shkolla edhe për fëmijët me aftësi të kufizuara, me qëllim të zhvillimit të potencialit dhe rintegrimit të tyre në shoqëri . Sipas të dhënave në sistemin e arsimit në Kosovë, vetëm 3,965 fëmijë me atësi të kufizuara janë të përfshirë në klasat e rregullta. Mungesa e qasjes në shkolla për fëmijët me afësi të kufizuara mbetet ndër sfidat kryesore. Nga gjithsej 1,094 institucione shkollore në nivel vendi, vetëm 609 shkolla kanë qasje fizike për fëmijët me afësi të kufizuara.
Rindërtimi i jetës së individëve që luftojnë varësinë: Jo vetëm mbështetje, por edhe programe rehabilitimi dhe mundësi punësimi për të garantuar një të ardhme më të mirë. Fondacioni synon të luftojë stigmën sociale që shpesh i izolon këta individë dhe t’i ndihmojë ata të gjejnë një rrugë të re në jetë. Numri i përgjithshëm i përdoruesve ka kaluar për herë të parë shifrën prej 30,000 ndërkohë që fëmijët dhe adoleshentët vazhdojnë të bëjnë pjesë çdo vit e më shumë në këtë shifër. Vendi ynë vazhdon të mos sigurojë shërbime dhe programe rehabilituese për fëmijët dhe adoleshentët përdoures të drogave.
Ndikimi që shkon përtej ndihmës së menjëhershme
Duke bashkëpunuar me organizata të licensuara dhe me përvojë të gjatë në fushën sociale, fondacioni synon të sjellë praktikat më të mira të kujdesit social dhe edukimit. Trust Circle Foundation nuk është thjesht për të ndihmuar sot, por për të ndërtuar baza të forta për një të nesërme më të ndritur. Përmes këtyre partneriteteve, fondacioni do të mund të krijojë strategji afatgjata për të siguruar mbështetje të qëndrueshme për përfituesit e tij.
Si mund të bëhesh pjesë e ndryshimit?
Trust Circle Foundation nuk është vetëm një fondacion, por një ftesë për gjithë komunitetin. Çdo individ, biznes apo organizatë mund të bëhet pjesë e kësaj lëvizjeje dhe për këtë ka shumë mënyra për të kontribuar:
Mbështetje financiare: Kontributet monetare ndihmojnë në mbulimin e shpenzimeve për edukimin, trajtimin dhe rehabilitimin e të prekurve.
Vullnetarizëm: Njerëzit mund të ofrojnë kohën dhe ekspertizën e tyre për të ndihmuar në programe dhe aktivitete të ndryshme.
Partneritete me biznese dhe organizata: Bashkëpunimi me biznese të tjera mund të krijojë mundësi punësimi dhe zhvillimi për përfituesit e fondacionit.
Përveç këtyre mënyrave, Fondacioni është gjithmonë i hapur ndaj ideve të reja dhe bashkëpunimeve që mund të sjellin më shumë vlerë në komunitet. Çdokush që ka një ide, një aftësi apo një burim që mund të ndihmojë, është i mirëpritur të bashkohet në këtë mision.
Suksesi nuk matet me pasurinë, por me ndikimin që le në botë!
Në një kohë kur solidariteti dhe humanizmi janë më të rëndësishme se kurrë, Trust Circle Foundation po dëshmon se ndryshimi është i mundur kur njerëzit bashkohen për një kauzë të madhe. Me çdo kontribut, sado i vogël, ne po ndërtojmë një shoqëri më të mirë, më të ndjeshme dhe më të fortë.
Bashkohu me Trust Circle Foundation dhe ndihmo në krijimin e një shoqërie ku askush nuk mbetet pas; Sepse kur ndihmojmë të tjerët, krijojmë një botë më të mirë për të gjithë!
Ndryshimi nuk është thjesht një koncept – është një realitet që ndërtohet nga të gjithë ne, hap pas hapi, kontribut pas kontributi. Trust Circle Foundation na fton të jemi pjesë e një lëvizjeje që sjell shpresë, përkrahje dhe mundësi për një jetë më të mirë. Sepse kur veprojmë së bashku për një kauzë të drejtë, ne nuk ndihmojmë vetëm të tjerët – ne krijojmë një botë më të ndjeshme, më të fortë dhe më të bashkuar për të gjithë.
Bashkohuni me Trust Circle Foundation në këtë rrugëtim të ndryshimit!
The post Fuqia e një kauze që ndryshon jetë: Trust Circle Foundation appeared first on Albinfo.