Furnizuesi zviceran i automjeteve mbyll operacionet, humbin 71 vende pune

Furnizuesi zviceran i automjeteve mbyll operacionet, humbin 71 vende pune

Kompania Wagner AG, furnizuese e industrisë së automobilave në Waldstatt të kantonit Appenzell Ausserrhoden, po likuidohet pas rreth 80 vitesh veprimtari. Vendimi prek 71 vende pune, transmeton albinfo.ch.

Sipas kompanisë, ndër arsyet kryesore për mbylljen janë kriza në industrinë e automobilave, problemet me zinxhirët e furnizimit, rritja e kostove të energjisë dhe forcimi i frangës zvicerane.

Pavarësisht vendimit për likuidim, prodhimi në fabrikë do të vazhdojë deri në janar të vitit 2027. Më pas pritet të përfundojë aktiviteti i kompanisë dhe të humbin vendet e punës.

Mbyllja e Wagner AG vjen në një periudhë të vështirë për shumë kompani evropiane që janë pjesë e zinxhirit të furnizimit të industrisë së automobilave, e cila po përballet me presion nga kostot e larta dhe ndryshimet në treg.

/Albinfo.ch

The post Furnizuesi zviceran i automjeteve mbyll operacionet, humbin 71 vende pune appeared first on Albinfo.


Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.