Futbollisti shqiptar në formacionin e javës në Itali

23-vjeçari ishte i saktë edhe në pasimet e tij ku 93% e tyre rezultuan të suksesshme The post Futbollisti shqiptar në formacionin e javës në Itali appeared first on Albinfo.

Futbollisti shqiptar në formacionin e javës në Itali

Kristjan Asllani ishte lojtari kryesor i Inter në fitoren 1:0 ndaj Verona-s, pasi realizoi golin e vetëm të sfidës që e mban ekipin e tij në garën për titullin kampion.

Mesfushori shqiptar për këtë u bë pjesë e formacionit më të mirë nga Sofascore për javën e 35 të Serie A.

Asllani mori notën 8 dhe ishte i vetmi futbollist i Interit në skuadrën ideale të dominuar nga lojtarët e Atalanta-s. 23-vjeçari ishte saktë edhe në pasimet e tij ku 93% e tyre rezultuan të suksesshme, transmeton albinfo.ch.

Asllani edhe pse është nën kontratë deri në 30 Qershor të 2028 është përfolur në media për një largim të mundshëm në verë.

The post Futbollisti shqiptar në formacionin e javës në Itali appeared first on Albinfo.