Gajtani: Shtatë kandidatë të Listës Guxo mund të krijojnë grup parlamentar
Gazetari Flamur Gajtani ka komentuar përbërjen e emrave të kandidatëve për deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje që morën vota më shumë. Në Rubikon të Klan Kosovës, ai ka thënë se Lista Guxo ka shtatë emra që janë rrugës për t’u bërë deputetë të Legjislaturës së IX të Kuvendit të Kosovës. ” Vlen të ceket se edhe

Gazetari Flamur Gajtani ka komentuar përbërjen e emrave të kandidatëve për deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje që morën vota më shumë.
Në Rubikon të Klan Kosovës, ai ka thënë se Lista Guxo ka shtatë emra që janë rrugës për t’u bërë deputetë të Legjislaturës së IX të Kuvendit të Kosovës.
” Vlen të ceket se edhe pjesëmarrjet edhe prezenca në jetën publike, në jetën mediale tek disa ka ndikuar pozitivisht, tek disa ka ndikuar edhe negativisht, e kemi Z. Nezir Kraki, i kemi edhe disa ish-deputetë”.
“Edhe diçka tjetër që bie në sy në këtë numrin prej mbi 40 emra të LVV-së, janë shtatë deputetë të Listës Guxo që kanë marrë vota dhe që nesër mbase edhe mund të kërkojnë që të kërkojnë Grup Parlamentar brenda Kuvendit të Kosovës, si grup i pavarur”, ka thënë Gajtani.