Ganimete Musliu s’e përjashton mundësinë e kandidimit për kryetare të PDK-së

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu e ka lënë mundësinë e hapur që të kandidojë kër kryetare të kësaj partie.
Musliu në një intervistë në Nacionale me gazetarin Muhamet Koci ka thënë se fton të gjithe ata që mendojnë se e dërgojnë partinë përpara, që t’i hyjnë garës.
Musliu theksoi se nuk e përjashton mundësinë që edhe ajo vetë të jetë pjesë e garës.
“E preferoj Ganimete Musliun. Në këtë moment kur po flasim, unë e preferoj Ganimete Musliun. E thash për arsye se neve na i kanë shpallë kryetarët në studio televizive hala pa hy në zgjedhje, është pak gabim të përjashtohet secili që ka të drejtë të zvjedhë dhe të zgjidhet. Absolutisht, nuk e përjashtoj. Ftoj ata që ndjejnë vetën që munden me e dërgu partinë përpara, i ftoj të jenë pjesë e garës. Vetëm sa e rrisin demokracinë dhe e shtojnë sharmin e demokracisë”, tha ajo.
Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



