Prattipati takon Vergorin, Ambasada amerikane: U theksua rëndësia e ruajtjes së një mjedisi të sigurt për të gjitha komunitetet

Prattipati takon Vergorin, Ambasada amerikane: U theksua rëndësia e ruajtjes së një mjedisi të sigurt për të gjitha komunitetet

E Ngarkuara me Punë e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati, është takuar me komandantin e misionit të KFOR-it, gjeneralmajor Roberto Vergori.

Lajmi është bërë i ditur nga Ambasada Amerikane në Kosovë përmes një njoftimi në Facebook, ku thuhet se në takim është theksuar rëndësia e ruajtjes së një ambienti të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjitha komunitetet në Kosovë.

Takimi vjen në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe misionit të NATO-s në Kosovë për çështjet e sigurisë


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.