Gaxherri e LDK-së: Nuk zmbrapsmi nga posti i kryeministrit ose qëndrojmë në opozitë
Anëtarja e Kryesisë së LDK-së¸Besa Gaxherri ka folur për FrontOnline, mbi mundësinë e formimit të Qeverisë së re, qoftë nga pozita apo nga opozita. Ajo thotë se dëshiron të besoj se kreu i VV-së, Albin Kurti po dëshiron të i konsumoj afatet kushtetuese për formimin e Qeverisë së re. ”Të gjitha deklarimet e deritanishme i

Anëtarja e Kryesisë së LDK-së¸Besa Gaxherri ka folur për FrontOnline, mbi mundësinë e formimit të Qeverisë së re, qoftë nga pozita apo nga opozita.
Ajo thotë se dëshiron të besoj se kreu i VV-së, Albin Kurti po dëshiron të i konsumoj afatet kushtetuese për formimin e Qeverisë së re.
”Të gjitha deklarimet e deritanishme i kemi dëgjuar. I pari ka dalur në zgjedhje Kurti dhe atij i takojnë procedurat kushtetuese që të i fillojë për formimin e Qeverisë. Ne po duam me besu për shkak të Kosovës sepse vështirë është të i besohet Kurtit se ai do të jetë korrekt me afatet kushtetuese’’ thotë ajo.
Megjithatë, Gaxherri thotë se Kurti edhe mund të e zgjasë formimin e Qeverisë.
‘’Ka njëfarë hapësire kushtetuese se ai mund ta zhagis formimin e Qeverisë. Ne po duam të besojmë që ai po dëshiron me i konsumu afatet ligjore por edhe logjike. Po presim pra nëse në të vërtetë konsitutohet me 15 prill Kuvendi’’ shprehet ajo.
Anëtarja e Kryesisë së LDK-së, shton se është tejet e vështirë sigurimi i numrave prej 61 si për VV-në ashtu edhe për opozitën.
‘’Tash të gjithë e dijmë se dhe VV por edhe partitë opozitare e kanë shumë problem për t’i bërë 61 numra e lëre më për ti bërë 80-të kur në mars kemi për ta zgjedhë Presidentin e vendit’’ vazhdon ajo.
Sipas saj, LDK i sheh se zgjedhje të reja do të ketë në marsin e vitit tjetër, për shkak se nuk do të arrihet të zgjidhet Presidenti i Kosovës.
‘’LDK e sheh që 99% në marsin e vitit tjetër do të ketë zgjedhje, sepse nuk besoj se VV do e luaj rolin konstruktiv siç e luajti LDK duke votuar Presidenten. Këtë radhë nuk i besojmë Kurtit se e bën këtë, prandaj mundësitë më të mëdha janë me shkuar në zgjedhje në mars. Kur ne e shohim që në mars mund të shkojmë në zgjedhje, natyrisht që gjirha partitë politike po kalkulojnë në premtimet e veta’’ thotë ajo për FrontOnline.
Sa i përket qëndrimit të LDK-së për formimin e Qeverisë nga opozita, Gaxherri thotë se kjo mund të ndodh nëse vetëm LDK e merr postin e kryeministrit, përndryshe kjo parti qëndron në opozitë.
‘’LDK i ka dhënë premtim elektoratit të vetë se në Qeveri, do të jetë vetëm nëse e kemi kryeministrin dhe nuk kemi nevojë me u zmbraps nga ky premtim qytetar kur bëhet fjalë për më pak se një vit. Nëse VV dështon dhe opozita është gati ta bëjë Qeverinë, natyrisht që LDK e ka këtë ofertë, përndryshe do të jemi në opozitë’’ tha Gaxherri.