Gazi, “kërcejnë” çmimet në Europë/ Arrijnë nivelin më të lartë në 2 vjet

Çmimet e gazit në Europë u rritën me rreth 30% muajin e kaluar për shkak të motit të ftohtë, pasigurive të furnizimit si dhe niveleve të ulëta të magazinimit. Aktualisht, këto të fundit janë në kuotën më të ulët që nga dimri i vitit 2022. Kontratat feature të gazit natyre u rritën në 59 euro [...]Read More...

Gazi, “kërcejnë” çmimet në Europë/ Arrijnë nivelin më të lartë në 2 vjet

Çmimet e gazit në Europë u rritën me rreth 30% muajin e kaluar për shkak të motit të ftohtë, pasigurive të furnizimit si dhe niveleve të ulëta të magazinimit. Aktualisht, këto të fundit janë në kuotën më të ulët që nga dimri i vitit 2022.

Kontratat feature të gazit natyre u rritën në 59 euro për megavat/orë, duke arritur kështu nivelin më të lartë në dy vjet. Në të gjithë Bashkimin Europian, nivelet e magazinimit kanë rënë në një mesatare prej 48.4%, shumë poshtë nivelit që duhet të jenë në këtë periudhë të vitit.

Franca, një nga konsumatorët kryesor të energjisë, ka shkallën më të ulët të ruajtjes së gazit në bllok me vetëm 29.8%. Ndërkohë, Britania e Madhe dhe Ukraina të dy vende jashtë Bashkimit Europian kanë nivelet më të ulëta të magazinimit respektivisht 25.7% dhe 9.3%. Nga ana tjetër, rezervat e Portugalisë janë plotësisht të mbushura, ndërsa Suedia dhe Spanja kanë rezerva më të plota të gazit me mbi 69%.

Sipas analistëve, magazinimi i gazit do të bëhet më i shtrenjtë. Importet e gazit të lëngshëm pritet të jenë 8% më të larta këtë vit nëse Europa do që të kthejë nivelet e ruajtjes në të paktën deri në 85% deri në tetor.

Por, rreziqet për rritje të mëtejshme të çmimeve të gazit mbeten të larta nëse kërkesa për këtë produkt mbetet e fortë. Sipas analistëve, çmimet mund të arrijnë deri në 84 euro për megavat orë.

Gjermania, ekonomia më e madhe e Bashkimit Europian po planifikon mbështetje financiare për të ndihmuar furnizuesit e gazit që të rimbushin depozitat e tyre. Politikbërësit gjermanë janë në diskutime për të finalizuar një skemë subvencionimi për të nxitur magazinimin e gazit./abcnews.al