Gerlafingen: Vetëvrit*et kosovari pasi ka plag*osur rëndë një grua
Të hënën në mëngjes, pak pas orës 6:35 të mëngjesit, në Policinë Kantonale të Solothurnit u raportua se një burrë kishte plagosur rëndë një grua në një pronë në Gerlafingen dhe më pas i kishte marrë jetën vetes, transmeton albinfo.ch. Në bazë të këtij raporti, një kontingjent i madh i punonjësve të emergjencës dhe shpëtimit

Të hënën në mëngjes, pak pas orës 6:35 të mëngjesit, në Policinë Kantonale të Solothurnit u raportua se një burrë kishte plagosur rëndë një grua në një pronë në Gerlafingen dhe më pas i kishte marrë jetën vetes, transmeton albinfo.ch. Në bazë të këtij raporti, një kontingjent i madh i punonjësve të emergjencës dhe shpëtimit shkuan menjëherë në Gerlafingen, ku u konfirmua raporti fillestar.
Në vendngjarje janë gjetur një grua 41-vjeçare, e plagosur rëndë dhe autori i dyshuar i plagosjes, i cili tashmë kishte vdekur, shkruan blick.ch. Gruas ju ofrua kujdes i menjëhershëm mjekësor nga shërbimet e urgjencës dhe nga një ekuipazh i Rega si dhe më pas u dërgua në një spital në gjendje kritike me një helikopter shpëtimi.
Ata njiheshin me njëri-tjetrin
Policia dhe Prokuroria Publike në kantonin Solothurn filluan menjëherë hetimet për krimin, motivin dhe shkakun e vdekjes. Sipas njohurive të deritanishme, viktima (shtetas e Serbisë) dhe autori i dyshuar, një kosovar 51-vjeçar, njiheshin me njëri-tjetrin, përcjell albinfo.
Përveç shërbimeve të ndryshme speciale nga Policia Kantonale e Solothurnit, në detyrë ishin edhe shërbimi i shpëtimit, një ekuipazh Rega, zyra e prokurorit publik kantonal të Solothurnit, punonjës të një instituti për mjekësinë ligjore dhe një ekip kujdesi.