Gërvalla në KS të OKB-së: Nuk ka ‘Kosovë e Metohi’, është ambicie hegjemoniste e Serbisë

Në Këshillin e Sigurimit të OKB-së në New York, ka nisur mbledhja ku do të diskutohet raporti 6-mujor i UNMIK-ut për situatën në Kosovë. Në këtë mbledhje, Kosova po përfaqësohet nga ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, e cila gjatë fjalimit të saj ka thënë se nuk ekziston “Kosovë e

Gërvalla në KS të OKB-së: Nuk ka ‘Kosovë e Metohi’, është ambicie hegjemoniste e Serbisë
Gërvalla në KS të OKB-së: Nuk ka ‘Kosovë e Metohi’, është ambicie hegjemoniste e Serbisë

Gërvalla në KS të OKB-së: Nuk ka ‘Kosovë e Metohi’, është ambicie hegjemoniste e Serbisë

Në Këshillin e Sigurimit të OKB-së në New York, ka nisur mbledhja ku do të diskutohet raporti 6-mujor i UNMIK-ut për situatën në Kosovë.

Në këtë mbledhje, Kosova po përfaqësohet nga ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, e cila gjatë fjalimit të saj ka thënë se nuk ekziston “Kosovë e Metohi” dhe se kjo është një gjuhë e vjetër shoviniste e Sllobodan Millosheviqit dhe shprehje e ambicieve hegjemoniste të Serbisë ndaj Kosovës.

“Më lejoni ta bëjë të qartë se nuk ka ‘Kosovë e Metohi’, ajo nuk ekziston, zonja dhe zotërinj. ‘Kosova dhe Metohia’ është një shprehje, shprehje e qartë e ambicieve hegjemoniste të Serbisë për Kosovën, është gjuha e vjetër e Sllobodan Millosheviqit. Kosova është një demokraci e pastër perëndimore në Ballkan. Mbështetja për NATO-n dhe Shtetet e Bashkuara është 99% në vendin tonë. Ne jemi vendi më pro NATO-s e më pro SHBA-së në botë. Ne jemi mbështetur e mbrojtur nga gjenocidi i Serbisë nga NATO e SHBA”, ka theksuar Gërvalla.

Ajo tha se shteti i Kosovës është i fortë dhe se “fuqia jonë rrjedhë nga populli ynë, nga demokracia jonë perëndimore e ekonomia e fortë”.

“Ne kemi pasur zgjedhje për parlamentin këtë vit, të cilat janë vëzhguar nga vëzhguesit lokal e ndërkombëtarë. Kemi pasur edhe zgjedhje lokale në tetor të cilat ishin të lira e të të drejta gjithashtu. Për herën e pestë me radhë Banka Botërore e ka renditur Kosovën në mesin e udhëheqësve kryesor të zhvillimit ekonomik në tërë botën. Investimet e huaja të drejtpërdrejta po rriten dhe të hyrat doganore dhe akcizat po rriten gjithashtu. Kosova renditet e para në Evropë dhe e treta në botë në indeksin për rend e ligj me 94 nga 100 pikë gjithsej”, ka shtuar Gërvalla./RTK