Gërvalla takohet me Hovenierin, flasin rreth situatës së fundit në Kosovë si dhe votën masive të Asamblesë Parlamentare të KiE

Welcome to Kosova Today

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka zhvilluar takimin e rregullt me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, me të cilin kanë diskutuar rreth situatës së fundit, duke e njoftuar atë për së afërmi rreth ndalimit arbitrar të qytetarëve dhe zyrtarëve policorë të Kosovës në pikat kufitare në Serbi. […]

Gërvalla takohet me Hovenierin, flasin rreth situatës së fundit në Kosovë si dhe votën masive të Asamblesë Parlamentare të KiE

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka zhvilluar takimin e rregullt me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, me të cilin kanë diskutuar rreth situatës së fundit, duke e njoftuar atë për së afërmi rreth ndalimit arbitrar të qytetarëve dhe zyrtarëve policorë të Kosovës në pikat kufitare në Serbi.

Sipas komunikatës të MPJD-së, në fokus ishte edhe vota masive e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë ndër më të rëndësishmet ndërkombëtare, të marrë më 16 prill si dhe rruga e mëtejme drejt anëtarësimit të plotë, përcjell Klankosova.tv.

Gërvalla vlerësoi rolin e Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe të Hovenierit në proceset e rëndësishme, drejt forcimit të mëtejmë të subjektivitetit ndërkombëtar dhe në proceset integruese euroatlantike të Kosovës.

“Ministrja Gërvalla dhe Ambasadori Hovenier diskutuan edhe rreth temave të tjera aktuale në vend, duke vënë theksin në përkushtimin e institucioneve në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në vend dhe rajon dhe forcimin e demokracisë dhe të sundimit të ligjit në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatë.

Tags Kerko

Kete lajm mund ta gjeni direkt ne linqet me posht:
Ministrja Jashtme Diaspor Donika Shteteve Bashkuara Amerik Jeffrey Hovenier Kosov Serbi Sipas Asambles Parlamentare Evrop Klankosova Shtetet Hovenierit Ambasadori Republik

Kerko ne Google fjalet :

Kliko mbi fjalet me posht shfaqet kerkimi:
Ministrja Jashtme Diaspor Donika Shteteve Bashkuara Amerik Jeffrey Hovenier Kosov Serbi Sipas Asambles Parlamentare Evrop Klankosova Shtetet Hovenierit Ambasadori Republik

Shiko videon ...

Sisteme Online Programime
Programing Online