Gërxhaliu: Masat e BE-së e dëmtuan rëndë Kosovën, me vazhdimin e tyre do të ketë tkurrje të investimeve
Safet Gërxhaliu, njohës i çështjeve të ekonomisë, për FrontOnline thotë se agjenda politike ka qenë në Kosovë ajo që ka dominuar viteve te fundit në këtë drejtim kemi pas sanksione nga BE. ‘’Agjenda politike ka qenë në Kosovë ajo që ka dominuar viteve te fundit në këtë drejtim kemi pas sanksione nga BE që kanë
Safet Gërxhaliu, njohës i çështjeve të ekonomisë, për FrontOnline thotë se agjenda politike ka qenë në Kosovë ajo që ka dominuar viteve te fundit në këtë drejtim kemi pas sanksione nga BE.
‘’Agjenda politike ka qenë në Kosovë ajo që ka dominuar viteve te fundit në këtë drejtim kemi pas sanksione nga BE që kanë lënë gjurmë negative dhe në të ardhmen do ti kthehet në kontekst negativ Kosovës. Me këtë diplomaci është e pamundur dhe këtë agjendë çfarë e ka Qeveria aktualisht të zgjidhet ky problem dhe këto sanksione ti kalojnë të kaluarës’’, thotë ai.
Sipas Gërxhaliut, Kosova ka pasur mos performancë dhe ngecje në ngritjen e kapaciteteve të shumta institutcionale.
‘’Kemi mos performancë dhe ngecje në ngritje të kapaciteteve të shumta institucionale se të gjitha ato kanë qenë të financuara nga fondi i BE dhe ato më nuk janë, është i bllokuar edhe sektori privat në mënyrë direkte e indirekte, sepse kemi ngrirje të projekteve të investimeve kapitale dhe kjo po e dëmton aktivitetin ekonomik-politikosocial e integrues në Kosovë’’, tha ai.
Për vendosjen e masave nga SHBA, Gërxhaliu e quan moment të pavolitshëm për Kosovën.
‘’Kemi edhe masat e SHBA-së që kanë me një ngrirje për 90 ditë dhe këto masa Kosovën po e gjejnë në një pozitë të palakmueshme sepse jemi ndër vendet më të pakëta që kemi edhe sanksione nga BE edhe masa të ndihmave nga SHBA është një moment i pavolitshëm’’ thotë ai.
Sipas tij, me vendosjen e masave do të ketë tkurrje të investimeve dhe projekteve.
‘’Duhet të jetë një obligim për Qeverinë që të bëjë më tepër që mos të jetë dominonte vetëm për agjenda dhe kampanja zgjedhore dhe të mendohet më tepër për shtet dhe për të mbështetur institucionet vendore se jemi duke u ballafaquar me një problem të madh se do kemi tkurrje në investime, projekte, përformanca të administratës veçanti të gjyqësorit se USAID ka qenë donatori kryesor por kemi edhe goditje të sektorit privat se shumë kanë qenë të mbështetur në projekte amerikane kjo do të ndikojë në përformanc e prodhim dhe tkurrje të vendeve të punës’’ u shpreh ai.