Gjashtë të vdekur pas fundosjes së nëndetëses turistike në Egjipt

Gjashtë turistë kanë vdekur pasi nëndetësja turistike në të cilën gjendeshin u fundos pranë resortit Hurgada në Detin e Kuq të Egjiptit, raportoi media shtetërore. Konsullata ruse tha se 45 shtetas rusë gjendeshin në nëndetëse. Konsullata e Rusisë në Hurgada tha se nëndetësja po transportonte “45 turistë, përfshirë të mitur” dhe katër nga ta kishin [...]Read More...

Gjashtë të vdekur pas fundosjes së nëndetëses turistike në Egjipt

Gjashtë turistë kanë vdekur pasi nëndetësja turistike në të cilën gjendeshin u fundos pranë resortit Hurgada në Detin e Kuq të Egjiptit, raportoi media shtetërore. Konsullata ruse tha se 45 shtetas rusë gjendeshin në nëndetëse.

Konsullata e Rusisë në Hurgada tha se nëndetësja po transportonte “45 turistë, përfshirë të mitur” dhe katër nga ta kishin vdekur.

“Sipas të dhënave të para, shumica e atyre që gjendeshin në nëndetëse u shpëtuan dhe u dërguan në hotele dhe spitale në Hurgada”, tha konsullata.

Ndërkaq, gazeta në pronësi shtetërore, Akhbar Al-Youm tha se të gjithë viktimat ishin të huaj, duke shtuar se janë lënduar edhe 19 të tjerë.

Media shtetërore ruse, Ria Novosti, duke cituar burime brenda shërbimeve të emergjencës të Egjiptit, raportoi për vdekjen e “pesë të huajve dhe një shtetasi të Egjiptit”.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkakun e aksidentit, raportoi kjo gazetë, duke shtuar se të lënduarit janë transportuar në spitalet që gjenden afër, së bashku me trupat e viktimave.