Gjatë janarit në rajonin e Ferizajt u raportuan 26 raste të dhunës në familje
Policia në rajonin e Ferizajt ka njoftuar se gjatë muajit janar janë raportuar 26 raste të dhunës në familje: 18 në Ferizaj, 4 në Shtërpcë, 3 në Shtime e 1 në Kaçanik. Ndërkaq gjatë muajit janar të vitit 2024 ishin raportuar 25 raste të dhunës në familje. Komunikata e plotë: Policia Rajonale e Ferizajt ka

Policia në rajonin e Ferizajt ka njoftuar se gjatë muajit janar janë raportuar 26 raste të dhunës në familje: 18 në Ferizaj, 4 në Shtërpcë, 3 në Shtime e 1 në Kaçanik.
Ndërkaq gjatë muajit janar të vitit 2024 ishin raportuar 25 raste të dhunës në familje.
Komunikata e plotë:
Policia Rajonale e Ferizajt ka ndërmarrë një sërë masash dhe fushatash vetëdijësuese për parandalimin e dhunës në familje. Gjatë muajit janar 2025, janë raportuar gjithsej 26 raste të dhunës në familje, të cilat kanë ndodhur si më poshtë:
-18 raste në Ferizaj
– 4 raste në Shtërpcë
– 3 raste në Shtime
– 1 rast në Kaçanik
Për krahasim, gjatë muajit janar 2024, ishin raportuar gjithsej 25 raste të dhunës në familje, të cilat kanë ndodhur si vijon:
-17 raste në Ferizaj
– 3 raste në Kaçanik
– 2 raste në Shtime
– 2 raste në Shtërpcë
– 1 rast në Hani Elezit
Ftesë për Bashkëpunim
Ftojmë qytetarët të bashkëpunojnë me Policinë e Kosovës për parandalimin dhe luftimin e dhunës në familje.
Çdo rast mund të raportohet në këto mënyra:
– Drejtpërdrejt në stacionin më të afërt të policisë
– Përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë”
– Në numrat e telefonit kujdestar: 192, 0290/326-250, 0290/322-406
Sigurojmë qytetarët se konfidencialiteti i të dhënave tuaja do të ruhet plotësisht.