Një grua vdes gjatë trajtimit në Spitalin e Mitrovicës, policia nis hetime

Një grua vdes gjatë trajtimit në Spitalin e Mitrovicës, policia nis hetime

Një grua ka vdekur derisa po trajtohej në Spitalin e Mitrovicës, ka njoftuar policia sot.

Trupi i saj është dërguar për obduksion, ndërsa policia tha se ka nisur hetimet për këtë rast.

“HETIM I VDEKJES: Rr. Adem Ademi, Mitrovicë veri 06.11.2026 – 19:00. Nga Spitali Rajonal është pranuar informata se viktima femër kosovare, e cila kishte qenë duke u trajtuar në spital ka vdekur. Në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti dhe trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e policisë.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.