GJEDNJ dënon Zvicrën: Ka dështuar të mbrojë një grua nga dhuna e burrit
Policia nuk i kishte treguar asaj asgjë për historinë e dhunshme të burrit, që të mos shkaktohej shkelje e privatësisë The post GJEDNJ dënon Zvicrën: Ka dështuar të mbrojë një grua nga dhuna e burrit appeared first on Albinfo.

Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut me seli në Strasburg ka dënuar Zvicrën për dështimin për ofrimin e mbrojtjes së duhur të një gruaje nga dhuna e ushtruar prej partnerit të saj.
Burri kishte qenë i dënuar për përdhunim dhe vrasje, disa vite përpara lidhjes. Ai më vonë ka rrëmbyer, përdhunuar dhe abuzuar me ish-partneren e tij pasi ajo qe ndarë nga ai. Gruaja kishte denoncuar më parë në polici për shkak se ish bashkëshorti i saj e kishte kërcënuar.
Megjithatë, policia nuk i kishte treguar asaj asgjë për historinë e dhunshme të burrit, që të mos shkaktohej shkelje e privatësisë.
Gjykata e të Drejtave të Njeriut tani thotë se autoritetet nuk kanë marrë hapat e nevojshëm për të informuar dhe mbrojtur gruan.
The post GJEDNJ dënon Zvicrën: Ka dështuar të mbrojë një grua nga dhuna e burrit appeared first on Albinfo.