Gjendet një foshnjë e pa jetë në Mitrovicë, nisin hetimet mbi vdekjen

Një foshnjë është gjetur pa shenja jete në Mitrovicë mëngjesin e 28.08. 2026.
Rasti është raportuar rreth orës 08:00 nga babai, i cili ka njoftuar se kishte vërejtur foshnjën e tij pa shenja jete.
Në vendin e ngjarjes ka dalë ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e foshnjës.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi, ndërsa rasti është hapur si hetim mbi vdekjen.
Autoritetet janë duke i zhvilluar procedurat hetimore për të ndriçuar rrethanat e vdekjes së foshnjës
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



