Gjendet i vdekur vëllai i Unikatilit

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person është gjetur i pajetë në banesën e tij në lagjen Arbëria në Prishtinë pasditen e së dielës. Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë se vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendngjarje. “Sot rreth orës 18:00, kemi pranuar […]

Gjendet i vdekur vëllai i Unikatilit

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person është gjetur i pajetë në banesën e tij në lagjen Arbëria në Prishtinë pasditen e së dielës.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë se vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendngjarje.

“Sot rreth orës 18:00, kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete në një banesë në lagjen Arbëria në Prishtinë.

Viktimë në këtë rast është një mashkull (1983), vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.

Hetuesit policor në koordinim me prokurorin po ndërmarrin të gjitha veprimet e duhura që do t’i kontribuonin hetimit të ngjarjes”, ka thënë Ahmeti.

Mediumi Indeksonline ka raportuar se viktima është Mentor Palokaj, vëllai i reperit të njohur, Viktor Palokajt, me nofkën Unikkatil.

Mentor Palokaj ishte pjesë e disa bashkëpunimeve artistike me vëllain e tij. Ai është njohur edhe si “Tee”.