Gjendet pa shenja jete një 57-vjeçar në bulevardin “Bill Klinton” në Prishtinë
Një trup pa shenja jete është gjetur në bulevardin “Bill Klinton” në Prishtinë, të mërkurën rreth orës 18:15. Rastin për Front Online e ka konfirmuar zëdhënësi për media në Policinë e Kosovës në Prishtinë, Agron Borovci. Ai ka shtuar se është raportuar për një person të shtrirë në tokë. “Rreth orës 18:15, është raportuar për

Një trup pa shenja jete është gjetur në bulevardin “Bill Klinton” në Prishtinë, të mërkurën rreth orës 18:15.
Rastin për Front Online e ka konfirmuar zëdhënësi për media në Policinë e Kosovës në Prishtinë, Agron Borovci.
Ai ka shtuar se është raportuar për një person të shtrirë në tokë.
“Rreth orës 18:15, është raportuar për një person të shtrirë në tokë në bulevardin “Bill Klinton” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar se personi, mashkull, rreth 57 vjeç, është pa shenja jete. Aktualisht policia ka nisur një hetim mbi vdekjen me qëllim zbardhjen e plotë të të gjitha rrethanave që karakterizojnë rastin”, ka thënë Borovci.