Gjeneva merr masa urgjente për të shpëtuar sektorin e saj ndërkombëtar

Në Gjenevë, organizatat e OKB-së si dhe OJQ-të janë prekur seriozisht nga tharja e fondeve nga Shtetet e Bashkuara, përcjell albinfo.ch. Për të shpëtuar këto organe ndërkombëtare – dhe mbi 36,000 vende pune që ata krijojnë – qeveria vendore po përpiqet të gjejë burime të tjera financimi. Një projekt-ligj që synon të ndihmojë përkohësisht punonjësit […] The post Gjeneva merr masa urgjente për të shpëtuar sektorin e saj ndërkombëtar appeared first on Albinfo.

Gjeneva merr masa urgjente për të shpëtuar sektorin e saj ndërkombëtar

Në Gjenevë, organizatat e OKB-së si dhe OJQ-të janë prekur seriozisht nga tharja e fondeve nga Shtetet e Bashkuara, përcjell albinfo.ch.

Për të shpëtuar këto organe ndërkombëtare – dhe mbi 36,000 vende pune që ata krijojnë – qeveria vendore po përpiqet të gjejë burime të tjera financimi.

Një projekt-ligj që synon të ndihmojë përkohësisht punonjësit e agjencive të prekura do të dërgohet urgjentisht në parlamentin e Gjenevës, tha të mërkurën deputetja Delphine Bachmann, kreu i Departamentit të Ekonomisë dhe Punësimit.

Ai parashikon 10 milionë franga për të lejuar punonjësit, puna e të cilëve u bë e tepërt pas tërheqjes së SHBA-së, të marrin megjithatë një pagë për tre muaj.

Bachmann pranoi se këto masa do të ishin vetëm të përkohshme, por ato do t’u jepnin autoriteteve të Gjenevës më shumë kohë për të hartuar një plan afatgjatë.

The post Gjeneva merr masa urgjente për të shpëtuar sektorin e saj ndërkombëtar appeared first on Albinfo.