Gjermani, gjykata e lartë hap rrugën për kthimin e refugjatëve në Greqi

Gjykata Federale Administrative e Gjermanisë ka vendosur se kthimi i disa refugjatëve në Greqi nuk cenon të drejtat themelore, duke zgjidhur një çështje ligjore të diskutuar prej kohësh. “Përfituesit e veçuar, punëtorët dhe ato jo të cenueshëm të mbrojtjes ndërkombëtare aktualisht nuk kërcënohen me kushte degraduese ose çnjerëzore të jetesës pas kthimit në Greqi”, tha [...]Read More...

Gjermani, gjykata e lartë hap rrugën për kthimin e refugjatëve në Greqi

Gjykata Federale Administrative e Gjermanisë ka vendosur se kthimi i disa refugjatëve në Greqi nuk cenon të drejtat themelore, duke zgjidhur një çështje ligjore të diskutuar prej kohësh.

“Përfituesit e veçuar, punëtorët dhe ato jo të cenueshëm të mbrojtjes ndërkombëtare aktualisht nuk kërcënohen me kushte degraduese ose çnjerëzore të jetesës pas kthimit në Greqi”, tha gjykata gjermane, duke shtuar se “kërkesat për azil nga ky grup personash në Gjermani mund të refuzohen si të papranueshme”.

Çështja kishte të bënte me një burrë 34-vjeçar të lindur në Gazën veriore dhe një shtetas somalez 32-vjeçar, të cilët kishin marrë statusin e refugjatit në Greqi para se të mbërrinin në Gjermani.

Kërkesat e tyre për azil u hodhën poshtë dhe u urdhërua dëbimi në Greqi.

Apelimet ishin të pasuksesshme në të gjitha nivelet e mëparshme.

Gjykata e qytetit Leipzig theksoi se derisa qasja në mbështetjen shtetërore në Greqi mund të vonohet për shkak të pengesave burokratike, të kthyerit në përgjithësi mund të sigurojnë nevojat bazë përmes strehimoreve të përkohshme dhe të ardhurave nga punësimi informal. Kujdesi mjekësor urgjent, tha gjykata, gjithashtu është i disponueshëm.