Gjermani: Policia në kërkim të të dyshuarit për vrasjen e trefishtë në Weitefeld

Policia në shtetin perëndimor gjerman Rheinland-Pfalz është në kërkim intensiv të një personi të dyshuar për vrasjen e tre personave në qytetin e qetë Weitefeld, rreth 30 kilometra larg Siegenit. Ngjarja tragjike ndodhi në orët e hershme të mëngjesit të së dielës, duke tronditur komunitetin lokal prej afro 2,000 banorësh, shkruan DW. Sipas autoriteteve, viktimat […] The post Gjermani: Policia në kërkim të të dyshuarit për vrasjen e trefishtë në Weitefeld appeared first on Albinfo.

Gjermani: Policia në kërkim të të dyshuarit për vrasjen e trefishtë në Weitefeld

Policia në shtetin perëndimor gjerman Rheinland-Pfalz është në kërkim intensiv të një personi të dyshuar për vrasjen e tre personave në qytetin e qetë Weitefeld, rreth 30 kilometra larg Siegenit. Ngjarja tragjike ndodhi në orët e hershme të mëngjesit të së dielës, duke tronditur komunitetin lokal prej afro 2,000 banorësh, shkruan DW.

Sipas autoriteteve, viktimat janë një burrë 47-vjeçar, një grua 44-vjeçare dhe një djalë 16-vjeçar, të cilët u gjetën pa shenja jete brenda një shtëpie në lagjen ku banonin. Policia e konfirmoi se bëhet fjalë për një ngjarje me sfond familjar, ndërsa kryebashkiaku Karl-Heinz Keßler ka bërë të ditur se viktimat dhe i dyshuari ishin banorë të përhershëm të qytetit, transmeton albinfo.ch.

Hetimet paraprake sugjerojnë se është përdorur një armë zjarri dhe një armë therëse gjatë sulmit. Zëdhënësi i policisë ka sqaruar se një telefonatë emergjente është pranuar në orën 03:45 nga një grua që denonconte një akt dhune – autoritetet nuk përjashtojnë mundësinë që ajo të jetë një nga viktimat.

Dëshmitarët kanë raportuar se i dyshuari, një mashkull, është parë duke u larguar nga vendi i krimit në momentin kur policia mbërriti në vendngjarje. Pavarësisht kërkimeve intensive që përfshijnë forca taktike speciale dhe helikopterë, ai nuk është gjetur ende.

Policia u ka bërë thirrje banorëve të Weitefeld dhe fshatrave përreth që të qëndrojnë brenda, të mbajnë dritaret të mbyllura dhe të shmangin kontaktet me persona të panjohur, duke përfshirë marrjen e autostopistëve. Megjithatë, autoritetet kanë theksuar se nuk ka ndonjë rrezik të menjëhershëm për popullatën, shkruan DW.

Kërkimet do të vazhdojnë gjatë gjithë natës ndërsa hetuesit po përpiqen të zbardhin motivet pas këtij akti të rëndë kriminal, që ka tronditur një komunitet të tërë, transmeton albinfo.ch.

The post Gjermani: Policia në kërkim të të dyshuarit për vrasjen e trefishtë në Weitefeld appeared first on Albinfo.